Në vitin 1898, mbreti gjerman, Vilhemi II, e vizitoi Shamin, saktë qytetin e Damaskut ku u prit jashtëzakonisht mirë.

Gjatë hyrjes në pallat, bashkëshortja e mbretit Vilhelm e pa një gomar krejtësisht të bardhë i cili zgjoi kureshtjen e saj. E luti guvernatorin e atëhershëm të Damaskut, Mustafa Asim pashën, që t’ia sjellin gomarin e bardhë për ta marrë me vete në Berlin. Mustafa Asim pasha menjëherë kërkoi ta gjenin pronarin e gomarit.

Pronari i gomarit quhej Ebul Hajr dhe Mustafa Asim pasha kërkoi nga ai që mbretëreshës t’ia dhurojë gomarin, por ai duke kërkuar falje refuzoi.
Mustafa Asim pasha u zemërua dhe i ofroi një shumë të madhe parash për gomarin, por Ebul Hajri refuzoi ta shesë gomarin.

Duke ia shpjeguar guvernatorit refuzimin e tij me buzëqeshje i tha: “I nderuari guvernator, unë i kam gjashtë kuaj të racës fisnike dhe nëse do të gjithë do t’ia dhuroj mbretëreshës pa kurrfarë kompensimi, por gomarin nuk e jap.” Mustafa pasha u befasua me përgjigjen dhe e pyeti përse nuk e jep gomarin. Ebul Hajri u përgjigj:

“Nëse mbretëresha e dërgon gomarin në vendin e saj, të gjitha gazetat botërore do të shkruajnë për këtë dhe do t’i pyesin njerëzit nga është gomari dhe do të marrin përgjigje se është nga Shami dhe gomari do ta merr emrin “Gomari i Shamit” dhe do të qeshin me të. Ndoshta njerëzit do të thonë: – A thua mbretëresha e Gjermanisë nuk ka mundur të gjejë diçka më të vlefshme në Damask pos gomarit? Kështu, as nuk do t’ua jap e as ta shes.”

Mustafa Asim pasha, guvernatori i Shamit, ia përcolli mbretit gjerman lajmin i cili u befasua dhe u impresionua me përgjigjen dhe urdhëroi që Ebul Hajrit t’i jepet një shpërblim simbolik.

Mesazhi i tregimit: Ekzistojnë njerëz që frikësohen madje edhe nga zëri i keq në vendin e vet, ndërsa ekzistojnë “gomarë” të cilët pa fije mend e shesin vendin e tyre dhe gjitha vlerat e tij.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Burimi: ISlamGjakova.net