Nga Aurenc Bebja 

Gazeta “Le Matin”, të premten e 7 shtatorit të vitit 1928, në faqen nr 3, në një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog për Daily Expres, ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë shqiptare.

Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqënien e popullit të tij

Londër, 6 shtator.

Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të Daily Express në Tiranë, Zogu I ka deklaruar :

Rezultatet e para të themelimit të monarkisë do të jenë çli, rimi i vendit tim nga përpjekjet partiake. Presidenti i republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë me një nga kandidatët e tyre.
Mbreti do të jetë mbi partitë.

Ai do t’i shërbejë vetëm kombit. Ministritë, ush, tria dhe xhan, darmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/