SPIRO RISTO DINE

Fillet e arsimit shqip në Shqipërinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë kanë një histori të veçantë.

Porta e Lartë e kishte bërë veshin e shurdhër ndaj kërkesave të qarqeve patriotike shqiptare për lejimin e shkollave në gjuhën shqipe, shkruan Konica.al.

Megjithatë, dashamirët e arsimit gjenin mënyra për të përhapur flakën e leximit dhe shkrimit në gjuhën shqipe.

Patrioti nga Vithkuqi i Korçës, Spiro Risto Dine (1844-1922) tregon se në shkollën greke të fshatit Trebickë, në vitin 1854, fshehurazi mësoheshin dhe lexoheshin shkronjat shqipe.

Dhe kjo falë ‘Evëtarit’, abetares së parë shqipe, të bërë prej Naum Bredhit, të cilin më të shumtët e njohin me emrin Naum Veqilharxhi. /konica.al/