Sot 54-të vite më parë, u themelua institucioni i parë kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, shkruan KultPlus.

Instituti i Monumenteve të Kulturës është themeluar në vitin 1965 mbi bazën e sektorit të Restaurimit të Grupit të Kulturës Materiale pranë Universitetit të Tiranës, i cili përkujdesej për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës para krijimit të IMK-së.

Ky institut u themelua nga profesionistë të nivele të ndryshme evropiane si Gani Strazimiri, Emin Riza, Aleksandër Meksi, Selim Islami, Gjerak Karaiskaj, etj. etj.,

Ndër themeluesit kryesor njihet Gani Starzimiri, emrin e të cilit edhe e mban Instituti tash e sa vite.

Në kuadër të këtij Instituti është edhe Biblioteka kërkimore shkencore e cila ishte krijuar që në themelim të Institutit.

Kjo bibliotekë ka fondin prej më shumë se 10.000 titujsh, të cilët mbulojnë të gjitha subjektet e kërkimit shkencor, që lidht me mbrojtjen, ruajtjejn dhe konservimin e qendrave historike dhe monumenteve të arkitekturës popullore dhe atyre të artit, në Shqipëri e me gjerë.

Biblioteka e Institutit të Monumenteve të Kulturës shërben si njësia bazë për dhënien e informacionit të duhur bibliografik mbi produktin shkencor të prodhuar në lidhje me problemet e Historisë dhe Artit në Shqipëri e me gjerë, problemet teoriko-metodike të restaurimit në përgjithësi dhe në veçanti për restaurimin e monumenteve të ndryshme në vend.

(Fotografia: Albanian Vintage Photography)

Burimi: KultPlus.com