Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe

Xavier de Courville, doktor i Letrave (Paris Sorbonne, 1943), specialist në historinë e teatrit të shekullit të 18-të. – Drejtor i grupit teatror “The Little Scene” (1920-1930), themelues i Teatrit Arlequin (1930), pastaj profesor letrash në Shqipëri (1932-1939), autor i transmetimeve lirike në radio, ai rifilloi me gruaja Jacqueline Casadesus Arlequin Teatri në 1941, u bë Micropéra në vitin 1954. Docteur ès lettres (Paris Sorbonne, 1943), spécialiste d’histoire du théâtre du 18e siècle. – Directeur de la troupe théâtrale “La petite scène” (1920-1930), fondateur du Théâtre Arlequin (1930), puis professeur de lettres en Albanie (1932-1939), auteur d’émissions lyriques à la radio, il reprend avec son épouse Jacqueline Casadesus le Théâtre Arlequin en 1941, devenu Micropéra en 1954.

Xavier de Courville

Drejtori i pare ishte Vital Gerson.

Një tjetër profesor ishte ish oficeri Recoing qe punonte mbi baza vullnetare.

Ne vitin 1920 çifti Joinon ; Profesor Roland (kimi) ; L’Eglise (muzike)

Ne vitin 1921 drejtor teknik i Liceut ishte Leon Monbouyran – profesionist, energjik, i ndershëm.

Shteti shqiptar i jep titullin “Mësues i Popullit”.

Ne vitin 1924 shërben si drejtor teknik për një kohe te shkurtër Victor Coutant, ish drejtor i Liceut te Gjirokastrës i cili u mbyll. Për pak kohe drejton edhe mësuesi Oddes.

Ne vitin 1925 – 1926 drejtor teknik ishte Jules Bailly Comte – brilant, vd, es papritur me 1928.

Për punën e tij vetëmohuese i akordohet dekorata me e late “Urdhri i Kalorësit te Skënderbeut” dhe me pas “Mësues i Popullit”.

Se bashku me këtë drejtor kaq te afte punuan profesorët G. Limbour, M. Journe, Oddes, A. Marfort.

Pas vd, ekjes se tij drejtojnë Liceun drejtoret Joseph Deslions dhe Leon Pereti një nga drejtuesit me te suksesshëm, se bashku me te shërbenin profesorët Andre Bregeault, Jean Bigou, Pierre Saint-Genez, Francois de Laur, M. Maraval, Celestine Daniele, Cavalier, Paul Boy sidhe mësuesit e fillores Rene Granier dhe Lucien Gavlier.

Ne foton lart  duket godina e re e Liceut ndertuar nga bamiresi dhe filantropi korҫar Thoma Turtulli.

Ne vitin 1933 vd, es Leon Perreti, edhe këtij drejtori i akordohet dekorata e larte “Urdhri i Kalorësit te Skënderbeut” dhe me pas “Mësues i Popullit” pas 40 viteve.

Ndërkohe vijnë profesorë te rinj si Robert Berjeaud, Jean Mejer e Ravignet.

Me vone derisa pushtuesit italiane, pushuan nga puna dhe perzune nga Shqipëria profesorët franceze, Liceu u drejtua nga një tjetër profesionist i shquar si Xavier De Courville, me ekipin e tij i përbëre nga profesori i talentuar i pianos dhe gjuhës frënge Jacques Winckler (Venkler).

Per punën e mire dhe te shkëlqyer profesori dhe drejtori De Courville, ashtu si paraardhësit e tij do te dekorohej nga mbreti Zog me dekoratën “Urdhri i Kalorësit te Skënderbeut” dhe me pas “Mësues i Popullit” pas 40 viteve, ndërsa mësuesve te tjerë te sipërpërmendur ju akordua titulli “Mësues i Merituar”.

Ne vitin 1936 numëroheshin  mbi 550 liceista nga te cilët kishin marre bakaloreatin vetëm 197 studente.

Me 1939, kur Liceu u mbyll nga italianet ishin bakaloruar 256 liceista, prej te cilëve 105 kishin studiuar ne France.

Përfaqësuesi i Francës ne Shqipëri do te shprehej për këtë Lice : ”Kjo është një vatër jo vetëm e mendimit te Francës, por edhe te ideve liridashëse, ne krahasim me prirjet ultranacionaliste agresive te pushtuesve italiane.

Shënim : Ne këtë shkrim u shfrytëzuan materiale nga libri i pr. Uran Asllanit “Studentet Shqiptare te Francës” si dhe te dhëna nga pr. Beqir Ajazi ish student i këtij Liceu (sot ne moshën 97 vjeçare).

Foto e vitit 1920. Rreth drejtorit teknik te Liceut, Leon Perret, një numër i madh profesorësh te dëgjuar te asaj kohe : Sotir Kozmo, Loni Kristo, Petraq Pepo, Aleko Kondili.

Burimi: wikipedia.org