Nga Pirro Minella Millona

.. E di filluan shirat, qe nuk pushojne ne ate qytet te vogel. Me kujto, kur trikon ke hedhur kraheve, duke u marre kete mbremje me geshtenjat, qe kercasin, kur piqen dhe leshojne aromen e tyre .

Jashte vjeshta po mbaron dhe trotuaret e qytetit tend jane te mbuluara nga gjethet e rena, qe kane ndrruar dhe ngyren e tyre, ne te kuqe te cuditshme, qe te ndjellin ate nostalgjine e dikurshme, kur vija me sherbim dhe dilnim fshehurazi aty poshte ne kembet e ures, duke veshtruar lumin te fryre nga shirat e vjeshtes, dhe pastaj merrnim rrugen ne ate shteg te ngushte dhe ti e kishe bere gati strehen tone te ngrohte…

Me kujto mikja ime nje mengjes si zakonisht para filxhanit te kafes te perzier me pak qumesht e vetme ne heshtjen tende, ulur ne kolltuk duke degjuar nje kenge te atyre viteve e kredhur ne mendime.
Me kujto edhe kur shfleton nje liber me poezi, ato fletet te zverdhur, ty te pelqenin poezite e Shandon, hungarezit te dashuruar pergjithmone, do te kujtohen ato vargje te tij:

“Ti ishe lulja me e bukur
Qe gjithe jeten ma zbukurove,
Nje dritez brenda meje strukur,
Qe u shua dhe terri me mbuloi…

Me kujto mikja ime edhe duke gatuar dreken, ato gjelle qe te dy i preferonim dikur, gatimin karakteristik te qytetit tend te vogel, por bukur.
Tani eshte fund vjeshte dhe bie shi i shtruar, me kujto mikja ime dhe mua. Pikerisht ne keto dite nentori kur vjeshta ka marre rrugen e ikjes, diku ashtu me ngadale, kembezbathur, kur ti del per te marre ato ushqime dhe era qe eshte pjese e qytetit tend te shpupurit floket e tua te buta si mendafshi, si dikur une.

Po vjen dimri mikja ime dhe qyteti yt, e do boren dhe e ka prezent per nje kohe te gjate, pikerisht ne nje dite te tille kur qyteti te jete thinjur krejt nga bardhesia e bores me kujto mua. Jane hapat e pare te bores qe bie shtruar. me ty jam mikja ime.

Me kujto prane stufes, ku ke vene cajnikun me cajin tend te preferuar ate te malit, qe nuk e ndrron me asnje tjeter, te mbledhur lart ne mal, qe e merr qysh ne fillim vjeshtje per tere dimrin. Me filxhanin ne dore do te afrohesh ne dritaren qe shikon nga rruga dhe nga avulli i tij xhamat do te mbulohen dhe ti me doren, qe te dridhet pak do te shkruash si dikur emrin tim, qe jeton deri ne mengjes, sa iken dhe gjurma e fundit e avullit.

Jam dhe une aty me ty kur te bjere shiu diten tjeter me kujto mikja ime. E di qe je zgjuar heret ne mengjes, se nuk e ben gjumin e qete, nga endrrat qe te marrin edhe nje pike lot ne syte e tu, qe nuk i fshin, por i lejon te zbresin edhe ata ne lumin e qytetit tend.

Me kujto mua kudo mikja ime dhe ne trupin tend ne ato nishane te bukura, qe ke, sapo ti zbulosh kur xhvishesh ngadale, me kujto si ti puthja me aq embelsi

Jam aty mikja ime ,kur bie shi ne qytetin tend te vogel, por te bukur, se vetem une e di se cfare ngjyre marrin ne ato caste syte e tu, ku shprehin mall te pashuar…

Photo Credit Noah Silliman

Ekskluzivisht për faqen Naishtedikur.info