Shprehja e njohur “me libër shpije” ka prejardhjen e vet nga Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre. Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që banonin në të për periudha të përkohshme.

Filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60. Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes.

Në pamje: Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës. 
Foto: AQSh

Nga Drejtoria e pergjithshme e arkivave