Nga Alda Taçe Shpata

“Iluzioni të mundëson të largohesh nga realiteti mbytës . “

Frojdi më pati parasysh mua, unë zgjohem në nje vend tjetër çdo mëngjes. Madje përveç nga njerëzit kam ikur dhe nga trupi im i plogët e i patonifikuar.

Në vendın tim iluziv njeriu di gjithçka që ndodh rrotull tij ,përjetëson e materializon pasionet ,e ka këtë mundësi atje sapo lind. Shpreh të gjitha ato që i kap intuita ,nuk e ka problem të thotë që miqtë e tij i do me raste . Nuk druhet të tregojë se sa ia shëmtoi ditën sot sjellja e ulët e vetes .

Atje nuk është problem të thuash që ke probleme njerëzish ,nuk të gjykon njeri për çorapet e tua të grisura.

Bota e këtushme ,kjo e vërteta të nxjerr sytë, gjuhën , të shkel e të ndot përsipër ,pastaj si e pistë që është të mbulon me çarçafë të bardhë të hekurosur.

Kur iki në botën time nuk marr asgjë me vete ,ajo ka një mekanizëm ku gjithçka ta bën transparente .
Ngjyrat ekzistojnë atje , por prapë janë të tejdukshme.

Nuk e di si funksionon, por e kuqja është e tejdukshme, bluja, e bardha, të gjıtha pra. Ketu janë të vrazhda si perime të regjura, asnjëra nuk është origjinale e transparente ,domethëniet e ngjyrave ketu janë si sjelljet e fjalët ,të padeshifrueshme.

E bukura atje është me paratë , ato varen nga ndjesitë, idetë që ke dhe nga mendimet pozitive .

Nuk ka stımuj materialë për punën e padobishme atje . Në qoftë se një mendim i keq te vjen për veten e për njerëzit fıllon rënia ekonomike , falimenti . Nuk bëhet e përgjithshme dukuria ,nuk ka kriza ekonomike , këtu krizat paraprijnë luftërat ( jo gjithmonë botëroret).

Jeta dhe vd, ekja komunikojnë në botën time ,secila ia lë pak derën hapur tjetrës .

Jo si këtu ,secila e përjashton njëra-tjetrën.As e respekton ,as e njeh ,ashtu siç e meriton çdonjëra.Dashuria këtu numërohet me gishta. Njerëzit fejohen , martohen , bëjnë fëmijë,po këto janë kompromise , pragma për të bërë jeten .

Dashurıa në botën time iluzive është si ndërgjegjja , shprehje e brendisë së njeriut , aty nuk ekziston asnjë qenie pa ndërgjegje e pa dashuri.

Aty njerëzia nuk resht kurrë së bëri dashuri.

Nuk e kam udhëtim alegorik si te Dante , alegoria i ka prıshur rregullat në këtë kohën tonë ,asnjë nuk referohet së thelli për të gjetur kuptime.

Atje , në boën iluzionare ku unë kaloj pjesën më të madhe të kohës gjithçka ka substancë,brendı , vetëdije, esencë.

Kam tentuar mijëra herë të aplikoj dhe këtu çdo gjë ,por ligjësitë dhe mekanizmat e instaluar i shpërbëjnë dhe asgjesojnë sapo e kuptojnë që ekzistojnë.

Përfundimisht unë jam e lumtur në iluzion.

Si mund të rri këtu ,kur mund ta manifestoj ekzistencën time dhe në iluzion?!

Udhëtimi im i abstraguar jo rrallëherë bëhet shpëtimi im i vetëm.

Burimi: Gazeta Mapo