Megjithatë nuk është e keqe jeta

Megjithatë nuk është e keqe jeta,
I fryjnë buzët xhezvet me kafé,
Largohet miku:” Rrofshi, mirë ju gjetsha”!
Dhe bulkthi bën kri-kri nën sixhadé.

Një tullumbackë e kaltër fryrë e ngrehur
Në bredhin e Krishtlindjeve pëlcet 
Nën strehët mackën një maçok ka zgjedhur
Dhe merret me dëfrim të madh e seks…

Ndaj them vërtet se jeta është e bukur,
Mos qesh me fjalën “bukur”, miku im !
Po natën ç’bën kjo ëngjëllushe flutur,
Pse veten djeg rreth llambës pa kuptim?

Dhjetor 1995

Vjen njeriu i çuditshëm