Partizanët shqiptarë kishin marrëdhënie të mira më Britaninë e Madhe e cila i kishte ndihmuar në luftë kundër nazistëtve gjerman, por pas çlirimit gjithçka ndryshoi në kursin e politikës shqiptare.

Diktatori Enver Hoxha zgjedhi aleat kryesor Bashkimin Sovjetik, në kampin socialist çka ishte fatale për të ardhmën e Shqipërisë.

Ushtaraku ulur në mes është Dali Ndreu, komandant i lartë në ushtrine nacional ëlirimtare, i cili në dhjetor 1956 u pushkatua nga Hoxha bashkë me gruan shtatzanë Liri Gega, për gjoja tentativë për arratisje në Jugosllavi. Në fakt Hoxha e shihte Dalin si rival.

Beqir Balluku u pushkatua nga Hoxha në nëntor 1974.

Mehmet Shehu, i cili ishte kryeministër vrau veten nën presionin e Hoxhes në dhjetor 1981.

Diktatori Hoxha, një paranoiak dhe kriminel i vërtetë i vrau thuajse të gjithe shokët e tij te luftës. Udhëheqesit shqiptarë tradicionalisht jane xheloze dhe duan nënshtrim maksimal të vartesve të tyre, por paranoja e Enver Hoxhes kalonte çdo kufi./Njekomb