Nga Albumi Akordet e Kosoves

Në kohen kur ajo filloi të mirret me aktrim, shqiptarët në Kosovë akoma nuk kishin teater profesionist. Grupet teatrore udhëtonin e jipnin shfaqje edhe në salla koperativash, fusha e sheshe. Meli lindi me teatrin e parë profesionist të Kosovës, asokohe të quajtur Teatri Krahinor. Ajo ishte pjesë e shpirtit artistik dhe viteve të famshme të këtij teatri.

Melihate Ajeti nuk ishte vetem aktore, por edhe prijetare ne hapjen e botës se femrës shqiptare. Sebashku me Katarina Josipin, Meli krijoi teatrin e femrës shqiptare në Kosovë. Nga prapa perdeve shekullore, femren e nxorri – para perdeve. Atyre teatrale. Ishte ajo, kohë e teatrit të mëshkujve. Kohë, kur mëshkujt visheshin si femra për të luajtur rolin e femrës. Kohë kur shfaqja në mungesë të skenës, zhvillohej edhe mbi qerrin e kuajve.

Sot, shumëkush aktron: Nga Teatri e deri në Parlament. Por, në kohën ku Meli filloi aktrimin, ky ishte profesion i mëshkujve. Disa, nuk e konsideronin as profesion. Filmi ishte ëndërr e largët, kurse televizioni imagjinatë. Ndonëse jetoi e vd, iq në Prishtinë, pak njerëz dijnë që rolin e parë ajo e luajti në teatrin e dikurshem amator të Pejës.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Melihate Ajeti filloi aktrimin në moshen 16 vjeçë, dhe arrijti të bëhët Zonja e madhe e teatrit kosovar. Arrijti të bëhët primadona e këtij tempulli në lindje, muza e artistëve, regjisorëve e producentëve të kohës, dhe inspirimi i femrave shqiptare që ëndërronin skenën. Ajo ishte emblema femrore e Teatrit të ardhshem Kombtar të Kosovës . Me pamjen, elegancën e sharmin qe kishte ajo binte në sy jo vetem ne skenë, por edhe jashtë teatrit. Vajzat e reja, aktorët e ardhëshme, ëndërronin të bëhen Meli, të duken si Meli, të vishen si Meli…

Energjia e sajë artistike ndizëte skenën, kurse jeta e sajë ishte skena vet. U martua shumë e re me regjisorin e mentorin e sajë Muharrem Qena. Nga kjo lidhje lindi Antigona. Pastaj u nda, dhe u martua për herë të dytë, por kësajë radhe vetem me artin, skenën, teatrin… Dhe kjo martesë do të vazhdojë e sukseshme deri në fund të jetës së sajë. Nga kjo martesë me artin, lindën shumë Antigona tjera me emra të ndryshem; Lindi Erveheja, Zonja me Kamelije, Besa, Hanka, Hajrija, Ana Karenina…

Melihate Ajeti bëri tri jetë. Një personale, një në teater e një në film. Aktroi në 15 filma e seriale televizive dhe realizoi mbi 108 role të ndryshme skenike. Nga rolet filmike, më të njohura janë to në filmate e serialet “Uka i bjeshkëve të Nemura”, “Era e Lisi”, “Kur pramnvera vonohet”, “Të ngujuarit” dhe “Gjurmë të bardha:. Nga shfaqjet me të njohura në teatër, dallohen “Vajza pa pajë”, “Zonja me kamelie”, “Sikur të isha djal”, “Halili e Hajrija”, “Erveheja”, “Hamleti”, “Shtet, rrethimi”, “Svinga e Gjallë”, “Magbethi”, “Antigona”…Në krye të piramidës së sukseseve të sajë qëndron “Erveheja” me disa shpërblime nderkombtare.

Ashtu siq na e ngriti emrin Nexhmije Pagarusha me zerin e sajë, në atë zenit Melihate Ajeti na përfaqsoi me aktrimin në teatër e film. Shembulli i sajë nxorri femrën shqiptare nga mbyllja. Aktrimi i sajë, nxorri teatrin kosovar nga izolimi. Me shfaqjet ku luante Meli, teatri shqiptar i Kosovës dual jashtë Kosovës, jashtë getoizimit kulturor dhe kaloi kufijt e imponuar provincial.

Ajo ishte Zonja me kamelie, zonja e skenës. Zonja me shkelqim e teatrit tonë. Vd, ekja nuk ja fshiu emrin as vendin në kulturën tonë.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Marrë nga Albumi Akordet e Kosoves