Një nga ndërtimet simbol në Korçë është ndërtesa e ish Bankës Kombëtare, sot Banka Kombëtare Tregëtare (BKT). Pavarësisht se sot funksionojnë disa filiale bankare, kur qytetarët korçare orientojnë me shprehjen ‘te banka’ , kuptohet lehtë për kë bëhet fjalë. Ndërtesa është tipike e arkitekturës italiane, e ngritur pas viteve 1930-të.

Ajo mbante në zanafillë mbishkrimet ‘ Banka Kombëtare e Shqipnis’ në shqip dhe italisht në të dy anët e hyrjes kryesore.

Njësoj si korpuset e ndërtesave të ndërtuara nga italianët në kryeqytet, edhe kjo godinë krahas asaj të ish bashkisë dhe ish pallatit të kulturës përcaktonin dikur një qëndër të Korçës.

Burimi: KorcaReport.com