Na rronte njëherë një prijës i ri, që njihej jo vetëm për trimërinë por kryesisht për karakterin e harbuar e tekanjoz. Njëherë thirri me plakun e fshatit të rripte një gur e, pastaj të përgadiste një drekë për të ftuarit e tij. 
Plaku,i zënë ngushtë u kthye në shtëpi i vrerosur dhe i tregoi vajzës së tij të vetme për urdhërin e çuditshëm të prijsit. Vajza ishte e re,shumë e bukur por edhe shumë mendjeprehtë. 

Ajo e qetësoi të atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me të vërtetë, në mëngjez shkoi te babai i saj me një habxhar në dorë dhe i tha:”Jepja këtë thikë prijësit dhe i thuaj ta therë në fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepësh e t’i marrësh lëkurën”. 

Plaku veproi tamam ashtu siç e mësoi e bija.Prijësi u zemrua dhe i tha: 
– Ku ke ndëgjuar or plak,që të theret guri?Mos kërkon të tallesh me mua? 
Plaku u përkul tërë nderim dhe iu përgjigj: 
– Nuk guxoj të të kundërshtoj, o prijës,po ku është ndëgjuar të rrjepësh lëkurë nga një gur?! 

Prijësit i pëlqeu përgjigja dhe duke marrë vesh se fjalët e plakut dilnin nga mendja e së bijës, u martua me të. 
Vështirë e pati prijësi me gruan e tij të re.Ajo doli më e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrën e sëmurë të prijësit,aq sa vendosi të ndahet prej saj,megjithëse e donte si më parë. 
– Unë po shkoi për gjueti,por ki mendjen

Po qe se ti para kthimit tim do të zgjidhësh qoftë edhe një çështje,me mua nuk ke punë më,do të ndahemi njëherë e mirë. 
Kaloi një ditë,dy apo më tepër dhe te fqinjët erdhi një mik.Natën pela e mikut polli një mëz.Në mëngjez miku,kur mori vesh lajmin u gëzua shumë, por të zotët e shtëpisë filluan të ngulnin këmbë se mëzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela. 

Filluan të grindëshin dhe për të sheshuar problemin vendosën të ftojnë gruan e prijësit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesë.Ajo kërkoi ndjesë për vonesën duke u shfajësuar se rrugës,duke ardhur,pa përroin që kishte marrë zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletë të thata. 

Të gjithë u habitën.Edhe miku edhe të zotët e shtëpisë.: 
– Zjarrin e shuajnë me ujë e jo me fletë të thata,e pastaj,ku është dëgjuar që të digjet uji?!- thanë ata. 
Grueja e prijësit qeshi nën buzë dhe u përgjigj: 
– Po qe se e keni të qartë se kjo nuk ndodhë,si nuk mund të kuptoni se qerrja s’mund të pjellë mëza? 

Në këtë mënyrë u zgjidh edhe grindja në dobi të mikut. 
Kur u kthye nga gjyetia,prijësi mori vesh që grueja e tij kishte shkelur porosinë çfarë 
që i kishte dhënë,ai u gëzua dhe i propozoi gruas të marrë me vete gjithçka dhe çfardo që do e të largohet nga shtëpia e tij e të shkojë te të sajtë,apo ku të dëshirojë. 

– Mirë, unë pranoj, por para se të largohem dëshiroj të hamë sëbashku darkën e fundit të 
lamtumirës, – u lut ajo dhe,pasi mori pëlqimin e të shoqit,shtoi sofrën.Gjatë darkës ajo e dehu të shoqin,pastaj,me kujdes,që të mos zgjonte,e ngarkoi në qerre dhe sëbashku me të u nis për te prindërit e saj. 

Rrugës prijësi u zgjua dhe i habitur qeshi: 
– Ku po më qon kështu? 

E shoqja, si gjithnjë,u përgjigj qetë: 
– Si ku? A më urdhërove të largohem nga shtëpia jote dhe më lejove të marr me vete gjithçka më nevojitet dhe çfarëdo që dua? E pra,unë ty të dua më tepër dhe asgjë tjetër.Prandaj dhe të mora vetëm ty për të prindërit e mi. 
Prijësi i habitur me mendjen e mprehtë të gruas u kthye në shtëpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij. 

Populli nuk thotë kot:” O ZOT, NA RUAJ MENDJEN