Eshte gjate e dhjete

viti nenteqind e tetedhjete e … ,meTy

mengjesi eshte i vrenjtur

por jo ne te dy.

Pakoja e bukes nene sqetull,

para pasqyres nje duar flokeve,

ne xhep,

nje grusht karramelesh te lira

per t’ua dhene shokeve.

Kepucet e porsalyera nga im Ate

ngjesh ne kembet me corape leshi,

corape qe ne kembet e ftohta te dimrit

Ai kurre s’i veshi.

Ndersa rruhet ben sikur s’sheh

cigaret qe fshehurazi i marr,

shfryn hundet me furi

si per te me share.

Ulem te degjoj nje cast lajmet

prej radios qe mermerine ne dhome;

Ai duke kurrdisur oren e vjeter me thote:

-He babe su t’u be vone!

Eshte gjashte e dhjete

viti nenqind e netedhjete e… ,pa Ty

mengjesi eshte i erret,

pa sy.

yt bir

Myftar Armiri e ka qene aktor i Estrades se Shtetit per 20 vjet qe nga fillimi i viteve 50 deri ne fund te 68. Ka qene edhe ne grupin themelues te Teatrit te Kukullave. Eshte ndare nga jeta ne gusht te vitit 1993.
Sugjeruar nga z Enver Armiri, i biri i Myftar Armirit /Naishtedikur.info