Lule t’bukra ka Tirona
na i mush rrugët plot me erë,
boj esmere, moj ku t’ka lala
merrja kongës dhe një herë,
mos më rri i deshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Rreth e qark baçes ju solla
për me t’pa moj bukuri,
nji tuf lule moj për ty mblodha
si kujtim për dashuri,
mos më rri i dëshpëru
jam e jotja, prap të du.

Trandafil moj të vjen era
ti na mbush me dashuri,
unë ty moj të pëlqeva
ditë e natë mendoj për ty,
mos më rri i deshpëru
jam e jotja, prap të du.