Nuk kam pikë durimi për ca gjëra, jo se jam bërë arrogante, thjesht jam në një pikë të jetës, ku nuk dua të humb më shumë kohë për të bërë atë që s’më pëlqen, apo që më bën të vuaj.

Më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre. Më ka humbur vullneti për t’i kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, për të dashur ata që nuk më duan, apo për t’u buzëqeshur atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më dëshirë të humb as edhe një minutë të vetme, me gënjeshtarët dhe manipuluesit.

Kam vendosur të mos i pranoj më shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe as lavdet e tepërta. Nuk dua t’i toleroj më të diturit selektivë, as akademikët arrogantë. Nuk mundem t’u përshtatem thashethemeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në teorinë e të kundërtave dhe kjo është arsyeja, pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët.

Nuk mund t’i pëlqej më, miqësitë plot tradhti dhe pa pikë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të rri me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të thonë qoftë edhe një fjalë inkurajuese… Për ta mbyllur: më ka sosur durimi, për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim!..

Burimi: Konica.al