Nga Vatikani, Papë Françesku ka përcjellë mesazhe shumë të rëndësishme për botën. Edhe pse të dielën, sheshi “Shën Pjetër” i Vatikanit ,ku mblidhen mijëra njerëz për të marrë pjesë në shërbesë ishte bosh, Papa e ka përcjellë mesazhin e tij, përmes një interviste për italianen “La Republica”.

“Në këto ditë të vështira, rikthehuni te gjestet e vogla dhe konkrete ndaj njerëzve që kemi pranë, një përkëdhelje gjyshërve, një puthje fëmijëve dhe njerëzve që duam. Janë gjeste të rëndësishme, vendimtare”, – ka theksuar Papa. 

Disa ditë më parë, ai u pa në rrugët e kryeqytetit, Romës, ku vizitoi kishat “Santa Maria Maggiore” dhe “San Marcello al Corso”.

“Iu luta Zotit që të ndalonte epideminë. Zot, ndaloje atë, me dorën tënde! Zbuloni domethënien e gjërave të vogla, të vëmendjes që duhet të tregoni ndaj atyre që ju rrethojnë; familjes, miqve. Kuptoni se në gjërat e vogla gjendet thesari ynë. Mos i shkoni dëm, këto ditë. Ka disa gjeste minimale, që ndonjëherë humbasin në anonimatin e jetës së përditshme, gjestet e butësisë, dashurisë, dhembshurisë që sidoqoftë janë vendimtare, të rëndësishme” – kanë qenë fjalët e Papës, drejtuar njerëzve në mbarë botën

Burimi: Konica.al