Mësueses time të parë

Këto vargje të thjeshta që tani lexoj
Mësueses time të dashur sot po ja kushtoj
Një puthje të ëmbël me shumë falenderim
Ty mësuese ti dërgoj në emrin tim.

Të jam mirënjohëse, të falenderoj
Se çdo gjë që di, nga ty e mësoj.
Në çdo gjë që lexoj në çdo gjë që shkruaj
Je ti gjithmonë mesuesja ime e paharruar.

Edhe kur të rritem kurrë s’do të harroj
Me shumë mirënjohje ty do të kujtoj
Shumë mësues do më mësojnë për vite me radhë
Po ti do mbetesh gjithmonë – mesuesja ime e parë.

7-Marsi

Na erdhi dhe 7- Marsi
oh sa gëzim
me lule mbushi
gjithë vendin tim

Fëmijet e vegjël
shumë të gëzuar
të gjithë vrapojnë
Me buqeta në duar

Të gjithë vrapojnë
kush e kush më parë
për t’i dhuruar lulet
Mësueses së parë.

Për ty mësuese

Unë sot për ty mësuese
më pëlqen të shkruaj
shumë vargje të bukura
për t’i recituar.

Erdha në klasë të parë
shumë i emocionuar
as dhe emrin tim
nuk dija të shkruaja.

Tani jam i gëzuar,
sepse di të lexoj
dhe me ndihmën tënde
shumë gjëra po mësoj.

Mësuesja ime

Mësuesja ime e dashur
sa fort që të dua
me shumë dashuri
më mësove mua

Më mësove të shkruaj
të lexoj, të numëroj
në gjithë jetën time
kurrë s’do të harroj.