Nga: Edi Ruci

Parodistët e Vlorës u rikthyen në skenën e Teatrit të Vlorës me një shfaqje ku i bënë homazh artistik kolegut të ndjerë Muhamet Liko, ku ai mungoi vetëm fizikisht. 

Parodistët e Vlorës u rikthyen në skenë për herë të pa Muhamet Likon, që u nda nga jeta 6 muaj më parë.

Por Meti siç e njihnin të gjithë mungoi vetëm fizikisht përkrah , Afrim Agalliut  dhe Agron Hamos, pasi humori e  batuta e tij ishte e pranishme

Mesazhi ishte i fortë!

Artistët jetojnë e kujtohen me artin e tyre dhe duartrokitjet e publikut.

“Ne do të jemi bashkë sa të kemi jetë”

Një nderim artistik për një emër të madh të Humorit

“Edhe Meti erdhi shumë bukur , publiku u ngrit në këmbë”

Muhamet Liko u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare, por humori i tij i përfshirë në shfaqjen Laj, thaj gjallëroi edhe një herë jetën artistike në Vlorë në prag të festave.

Burimi: ORANEWS