Mihal Popi

Mihal Popi (7 nëntor 1908-19 shtator 1979), aktor i shquar. Lindi ne Shkoder, me 7 nentor, ne nje familje me shume femije dhe pak te ardhura. Me 1921 vendoset me familjen ne Tirane, ku u njoh me Xhevat Serezin e Mihal Stefen*, te tre te dashuruar pas teatrit dhe aktrimit. Shkoi pak kohe ne seminarin e Manastirit (Bitolas) per t’u bere prift, madje aty pati per kumbar shkrimtarin e madh shqpitar Millosh Gjergj Nikollen – Migjenin, por pas 5 muajsh u kthye ne Tirane duke e braktisur shkollen.

Qysh ne vitin 1928 pasioni dhe aftesite e tij te lindura aktoriale e cuan natyrshem drejt teatrit duke u aktivizuar ne grupin amator te Tiranes. Ne vitin 1932 u be themeluesi i shoqerise teatrore “Tirana”* dhe u zgjodh kryetar i saj. Ne kete shoqeri, ne kinemate Gloria dhe Nacional, para dhe ne fund te filmit, luajti disa pjese, si komedi te Molierit te pershtatura nga M. Serezi, pjese origjinale shqiptare te shkruara nga Xh. Serezi, parodi, skece, pantomime etj.

I admiruar nga publiku kryeqytetas ai u pagezua me emrin “kryekomiku i qytetit”. Ne vitet 1939-1944 u mor edhe me fotografi, madje celi edhe studion e vet fotografike ne Pazarin e Ri, ne Tirane. Talentii tij si komik i lindur, ran e sy shume shpejt ne pjese te tilla, si: I shurdhri, Dy zotni pa pantallona, Dreqi dhe njeriu, I ligu per mend, Doktor Padashka, Cubat etj., duke fituar simpatine e spektatoreve te shumte kryeqytetas. Ishte nje nder aktoret themelues te Teatrit te Shtetit*, me 24 maj 1945, i quajtur me vone Teatri Popullor* (1947) dhe Teatri Kombetar* (1991). Ne vitet 1945-1947 ndoqi kursin dyvjecar te ngritjes profesionale prane ketij teatri, te quajtur edhe “Shkolla Dramatike”*.

Ne vitin 1947 luajti rolin e Hafizit ne farsen Ceni hoxhe te Besim Levonjes*, kurse ne vitin 1948 interpretoi mrekullisht figuren e Qazim Mulletit ne komedine Prefekti te Besim Levonjes*, rol i cili e beri teper te njohur duke i dhene emrin e merituar si aktori komik me i vecante dhe me brilant ne teatrin shqiptar. Ai e luajti Qazim Mulletin mbi 250 here per 25 vjet rresht. Shfrytezoi nendialektin e rende tiranas si dhe shume detaje, gjetje e theksa komike. Vuri ne shenjester servilizimin e nje zyrtari te larte ne sherbim te pushtuesit, politikanin e korruptuar e popullist, njeriun e pafytyre, me dinjitet fals, qe ndryshe ndiqej dhe ndryshe vepronte.

Theksoi kontrastet komike te personazhit duke i fshikulluar fort dobesite e tij te fshehura: ishte njekohesisht edhe i eger, edhe frikacak, edhe “popullor”, edhe mburravec. Ne vitin 1949 luajti rolin e Ahovit ne komedine e A. Ostrovskit Per macokun s’ka gjithmone karnavale, ku shigjetoi lakmine dhe vesin e martesave te papershtatshme, te shtyra ne moshe, qe e vinin burrin pretendent ne pozita qesharake e per te qare hallin. Figura e dyte madhore dhe e paperseritshme ne karrieren artistike te M. Popit ishte ajo e Anton Antonovicit ne komedine Revizori te N. Gogolit, vene ne skene ne vitin 1952, por e luajtur me pare edhe ne versionin e vitit 1947 po prej tij.

Edhe kesaj here ai solli ne skene shembelltyren e nje tjeter zyrtari te korruptuar, hileqar e ambicioz, shtypes dhe i paskrupullt: prefektin rust e gubernes, njeriun e gjithfare marifeve, e ryshfetit, e dinakerise, gjithashtu mburravecin delirant, burrin dhe babane naiv e tuhaf, qe per hir te postit eshte gati te “shese” gjithcka, madje edhe “martesen” e te bijes. Po ne vitin 1952, luajti me mjeshteri rolin e Dom Gjonit ne komedine satire Dom Gjoni te Kole Jakoves*. Me interes gjate kesaj kohe jane edhe interpretimet e bukura e plot humor ne emisionin e “Radio Tiranes”, Ora gazmore, ku se bashku me B. Levonjen dhe Gjon Karmen*, u bene te dashur per degjuesit e shumte. Ne vitin 1959 i dha nje trajte origjinale dhe te mevetesishme ser Xhon Falstafit, personazhit te njohur te komedise Grate gazmore te Uindsorit te Shekspirit. Kontrastet komike qe ai theksoi endshem midis njeriut qe kinse i urrente dhe i perbuzte grate, por qe do te behej ne fakt rob i tyre, midis kaloresit puritan armik i bukurise, por qe bie ne gracke prej kesaj bukurie, i dha aktrimit te tij plot nur e hijeshi nje prerje interesante dhe ngjyra origjinale.

Ai u dallua edhe ne shume role te tjera, posacerisht ne ate te Ripafrates ne komedine Zonje e Bujtines e K. Goldonit, ne vitin 1962, me te cilin u tall ne menyre burleske me shtirjen dhe dyzimin e fisnikut-kalores parazitar perballe bukurise se nje hanxeshe. Nje vit me vone luajti rolin e Zhurdenit te komedia Borgjezi fisnik e Molierit, me te cilin vizatoi, nen nje shikim perqeshes, njeriun e pasur, snob e tuhaf te “shtreses se trete”, por qe lakmonte finesen dhe shterhollimin e sjelljes, luksin e fjales retorike dhe zakonet prej aristokrati, prandaj dhe, ne pamundesi per t’i mberritur, behej fort qesharak. I vecante ishte roli i Felisianit ne komedine Morali i zonjes Dulska e Gabriela Zapolskes, 1962, ku thuajse nuk thoshte asnje fjale ne skene, por qe shkaktonte shume humor me vete pranine e tij komike, me heshtjen, sjelljen, mimiken dhe reagimet e sakta psikofizike. Aktrimi i M. Popit ishte i nje kahu shpotites. Ndonese haseshin aty elementet e burleskut, te groteskut dhe, here-here, te bufonades, ne thelb ai ishte tejet realist, i vertete.

Fizikisht ai ishte teper i shendoshe, oboz, me nje bark te madh, por cuditerisht “i lehte” ne skene. Edhe kur u rendua fort nga mibpesha, ai i tille mbeti serish, i lehte. Ndihmese te vyer ka dhene edhe ne Estraden e Shtetit, ku punoi per 10 vjet si regjisor dhe aktor, pas themelimit te saj, nga viti 1955-1965, dhe vijoi te angazhohej ne skenen e ketij teatri deri ne vitet ’70. Interpretoi nje mori rolesh ne pjese te shkurtra e komedi me nje akt. Loja e M. Popoit karakterizohet nga natyrshmeria e te vepruarit ne skene, nga vertetesia dhe thjeshtesia. Ishte ngulmues ne procesin e provave, i dashurur me profesionin, tejet organik dhe i sinqerte gjate aktrimit; zoteronte nje pershtatshmeri thuajse te perkryer kundrejt sjelljes se personazheve ne situatat e dhena komike, qe nga atom me paradoksalet e deri tek ato me natyralet. Eshte e njohur fjala e tij, qe shprehte po aq edhe nje brendi e concept te qarte estetik: “Une luaj hallin e personazhit, kurse e qeshura del vete”.

U aktivizua pak ne kinema per shkak te zhvillimit ende fillestar te saj ne ate periudhe. Ka luajtur ne filmin e pare shqitar, Skenderbeu (1953) rolin e Ballaban Pashes. M. Popi pershfaqej kurodhere si “serioz” dhe “dramatik” ne hallin qe e gjente personazhin e tij ketu apo aty; perkundrazi, forma sarkastike e demaskimit, elementet e kunderthenies dhe kundervenies, zbulimi i kontrasteve intonative te fjales, atyre fizike te gjestit, gjetja dhe krijimi i te papriturave komike – te gjitha keto shkaktonin ne lojen e tij gjasat e nje humori te cliret, natyral e te drejtperdrejte. Ai kishte te dhena komike te shumta e te lindura (te plastikes, te trupit, te gjestit, te mimikes etj.), po ashtu edhe nje prani psikofizike te spikatur e teper skenike.

Tipar tjeter i talentit te tij natyral ishte te shfaqurit ne menyre krejt te perligjur dhe organike para publikut, duke e ruajtur, nga ana tjeter, konvencionin skenik ne trajten e vet me te virgjer, te pacenuar nga menyrat natyraliste te shprehjes. Ne qarkun dhe rrethanat konvencionale te skenes ai ndihej me se i sigurte. Ne karrieren e tij ne teater numeroheshin mbi 80 role. Ndonese M. Popi nuk kishte mbaruar ndonje shkolle per aktrim, perkundrazi, sipas regjisoreve Kujtim Spahivogli* e Pirro Mani*, ai u be vete nje “shkolle” per mbare aktrimin shqiptar. Ishte nder kater aktoret e pare shqiptare qe iu dha titulli “Artist i Popullit”. V.diq ne Tirane me 19 shtator 1979.

Burimi info: Gazeta Pjace
Përgatiti foto & video: Na ishte dikur