Korça që ka nxjerë emra të njohur të skenës dhe kinematografisë, një prej tyre ka edhe Mihal Stefën. Aktorin që nuk luajti ndonjëherë role kryesore, por u bë dhe mbeti një artist I madh I skenës shqiptare. Mjeshtri I madh rus I teatrit Stanislavsi ka thënë: Nuk ka role të mëdhenj e të vegjël, por ka artistë të mëdheni e të vegjël. Ky përcaktim I shkon më së miri aktorit Mihal Stefa. I lindur në Korçë në vitin 1900, veprimtarinë artistike e filloi në moshën 22 vjeçare në dramën ‘Lulja e kujtimit’ dhe ‘Detyra e mëmës’.
Më 1927 shkoi në Tiranë, ku u njoh dhe krijoi lidhje me aktorin Mihal Popi. Me krijimin e Teatrit Popullor më 1945 Mihal Stefa ishte ndër aktorët e parë themelues të tij. Megjithse më I moshuari punoi pa përtuar derisa doli në pension duke interpretuar mbi 40 role.

Edhe rolet në kinematografi dëshmojnë se ato I ka luajtur një artist I madh, duke mbetur të pashlyera në sytë dhe kujtesën e spektatorit. Mihal Stefa ka interpretuar që në vitin 1953 rolin e Gjergj Aranitit te filmi Skënderbeu. Vijnë rolet e tjera të xha Lymit në filmin Debatik, mësuesi në filmin Vitet e para, babai I Ibrahim Kovaçit në filmin I teti në bronx, xha Lipja në filmin Kur zbardhi një ditë, roja I shkollës te filmi Shtigje lufte, shërbëtori I kishës Nue në filmin Komisari I dritës etj.

Artist me një portret të ngrohtë, aktor I madh I roleve të vogla. Ai qëndisi çdo tip njësoj sikur të ishte rol I dorës së parë dhe ja arriti qëllimit. Mihal Stefa u nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1980 në moshën 80 vjeçare.

Burimi: KorcaReport.com