Mikpritja shqiptare ka qene nje nga nenet me te rendesishme te Ligjit te Lekëve.
( Gjithnjë duhet kuptuar dhe cituar ” Ligji i Lekëve ” ose ” Kanuni i Lekëve ” dhe jo Kanuni i “Lekë Dukagjinit “. Sepse ai Ligj i ka fillesat e tij mijera vjet para Lekes dhe babait te tij.

L E K E T kishin qyteterimin dhe qytetet e tyre para pushtimit romak.
Ne nuk e marrim me mend se sa dëme u ka sjelle pushtimi romak Ilireve, qofte Ilirise se Epërme – Gegenise dhe kryesisht Lekëve, apo Ilirise se Poshtme ose Epirit. Lufterat e ilirëve kunder romakeve kanë qene titanike. 
Ne veri ato zgjaten mbi dyqind vjet, dhe ne jug po ashtu.

Romaket arriten te bejne paqe me Ilirine veriore vetem duke ndare me ta pushtetin, ndersa Epiri u dogj e shkaterrua. Gjenerali Paul Emili beri masakra. Dogji e rrenoi mbi 80 qytete dhe mori mbi njeqind e pesedhjete mije rober, duke lene zona te tera shkrete. 

Shume, kete periudhe, e lidhin me krishterimin, duke bere nje gabim foshnjor. Krishterimi ne ate kohe ose nuk kishte lindur ende, ose vepronte ne ilegalitet te plote, sepse Perandoria Romake i quante armiq te saj.
Le te kthehemi te mikpritja. Kushdo qe i ka kushtuar kohe studimit te ketij zakoni , ka pare se ai rrjedh nga antikiteti.

Mikpritja ishte sa e paqtë, aq dhe e ashper. Nuk ekziston te mikpritja shqiptare asnje nuance roze. Ndryshe nga popuj te tjere, mikpritja ishte krenari dhe jo perulje. Ishte barazi dhe jo nenshtrim.
Mikpritja shpallte se shtepia ishte e Zotit dhe e mikut, por Zot shtepie ishte mikpritesi. 

– Zot shpie ne shpine e huaj mos u ban, – porosiste zani qiellor.
Ajo ishte nje pakt midis te drejtve te barabarte. Për kete ardhesi duhej te shpallte me za te nalte se kerkonte mikpritje, dhe ne radhe te pare mbrotje. 
Elementi i pare i pranimit te mikut nga i zoti i shpise, ishte qe miku te dorëzonte armet. Ardhësi me dorëzimin e armeve, nuk çnderohej, por nihte sovranitetin e Zotit te Shpise.

Njekohesisht miku duhej te nderonte dhe te zbatonte doket e vendit. ne te kundert ai ndeshkohej.
I zoti i shpise e nderonte mikun si nje zot.

Ishte nje nderim i pashoq, ngritur mbi respektin e ndersjellte. Nuk ishte e lehte te ishe i mirepritur ne nje vater. Cdo fjale duhej peshuar mire e me kujdes. Por shperblimi ishte i tille qe deri ne kufi te fisit ti ishe miku qe nuk guxonte kush te cenonte as me fjale.

Edith Durham tregon per nje burre te moçem qe i thote se kurre ne jeten time nuk kam pre nje mik…!

Piiktura ( Hajde bujrum – Kole Idromeno )

Marrë nga sofra.al