Dikur milioner, David Glashin ka pasur në pronësi një kompani që merrej me gërmimet e arit, në Papa  të Guinesë së Re.

Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës. Pas një “tronditje” në bursën e vitit 1987, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja, vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë, ku i bënte shoqëri vetëm qeni.

“Dua të vd, es këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull, kam qenë shumë i dhënë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit dhe për këtë shkak, martesa ime u shkatërrua”,  – ka shpjeguar David, në filmin dokumentar për jetën e tij.

Ish-milioneri pranon se, nganjëherë i mungojnë bisedat me njerëzit dhe thotë se do të dëshironte edhe ndonjë vizitë. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se, nëse has në vështirësi, nuk ka kush ta ndihmojë dhe se vdekja është e pashmangshme.

“Duhet të mendoni pozitivisht, përndryshe do të çmendeni, pasi gjërat jo gjithmonë shkojnë sipas planeve”, – ka shtuar ai.

Ai thotë se, diçka mund të mos shkojë mirë dhe se “mund ta presë stuhia, apo të thyejë këmbën apo dorën”. 76-vjeçari që vërtet ka pasur probleme të ngjashme, është i bindur se, po të mos e kishte pasur telefonin satelitor, ndoshta sot nuk do të ishte gjallë.

“Sigurisht që do të isha i vd, ekur, po të mos ishte telefoni. Më është dashur të eci më shumë se 60 metra zvarrë, për ta kapur”, – ka shtuar Glashin.

Megjithatë, një herë në vit ai largohet nga ishulli, me qëllim që të sigurojë ushqimet që i duhen atje, për të jetuar.

Gjithçka është ndryshe nga jeta që e bënte dikur, kur kishte 37 milionë dollarë. Sidoqoftë, thotë se 22 vitet e kaluara në ishull, e kanë “përmirësuar”.

Çfarë e lëndon më shumë, është ndarja nga familja. Ka dy fëmijë – një djalë 21-vjeç dhe vajzën, që kurrë nuk e vizitoi ishullin ku jeton ai. Madje, i mbijetoi dhi, mbjes së madhe, kur vajza e dytë e tij, u mb, yt 6 vite më parë.

Por, autoritetet australiane dëshirojnë ta largojnë nga ky ishull. Në të vërtetë, Davidi është i vendosur që pjesën tjetër të jetës, ta kalojë aty… dhe lind pyetja, nëse do t’ia arrijë qëllimit, apo jo?!

Burimi: Konica.al