Filmi “Mimozë llastica” prodhim i vitit 1973 i kinostudios Shqipëria e Re me mretrazh të shkurtër.

Regjisor: Xhanfize Keko, Skenari: Nasho Jorgaqi, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Robert Radoja & Aleksandër Lalo

Interpretojnë:
Zhaklina Dhimojani……Mimoza
Violeta Manushi……gjyshja e Mimozës
Teuta Doçi……
Ema Shteto……

Anila Kardhashi……Marsela
Teuta Profi……
Elona Dilo……

Olizana Pasko……
Silvana Banja……
Rudina Pema……

Në qendër të filmit është Mimoza një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saj dhe ndryshoi shume