Muzika:Vladimir Kotani Teksti:Arben Duka Kenge e Festivalit te vitit 1991 ne RTSH,Festivali i dyte ky qe megjithese ishte regjistruar me orkester ne pjesen me te madhe te kengeve ne te,nuk ishte dalvivo apo direkt per se gjalli sic i themi.E megjithate ne ate katrahure ku ndodhej vendi ne nderrimet e sistemit,perseri kenga jone e tha fjalen e saj me nje nga Festivalet me te bukur ne Historine e kenges se lehte shqiptare. /Miron Kotani

(Mimoza)
Kush nga ne mund të shkojë
Kush nga ne vallë do shkojë
Kush nga ne ik ? e shkon
Kush cfarë kërkon

(Adhurimi)
Si ikët vallë nga shtëpia
Si ikët vallë nga dashuria
Si ikët vallë nga fëmija
Nga Shqipëria

Harruam ne këngët e djepit
Filluam këngët e kurbetit
Se iku drita dhe rinia
Nga Shqipëria

(Dashnori)
Me mendimin plot vrer
Syte e kthyer nga ne
Ju ikët vallë

Për pak shpresë nëpër botë
Me shumë dhimbje e lot
Ju ikët larg

(Refreni)
Është e bukur Europa
Kur kërkoni lumturinë
Po gjithmonë në zemra mbani Shqipërinë

Sado larg që ju të shkoni
Sado fatin ta kërkoni
Shqipërinë gjithmonë kujtoni
Mos harroni

Harruam ne këngët e djepit
Filluam këngët e kurbetit
Se iku drita dhe rinia
Nga Shqipëria

(Dashnori)
Me mendimin plot vrer
Syte e kthyer nga ne
ju iket valle

per pak shprese neper bote
me shume dhimbje e lot
ju iket larg

(Refreni)

Ta kerkoni…mos harroni (3 here)