Minella Borova (Korçë, 22 shkurt 1947 – Buenos Aires, 30 qershor 2013) ka qenë aktor, pedagog dhe poet shqiptar.

Biografia
Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë.

Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë” si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm “Rrugë të bardha”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në pranverë”, “I paharruari”, “I treti”, etj.

Më 1993 emigron në Buones Aires, Argjentinë, atje ku jetoi me gjithë familjen e tij deri në fund të jetës së tij. Ai ka interpretuar ne teatrin “San Martin”, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat i ka sjellë edhe në disa festival kombëtare e ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, Maqedoni etj. “Ku puthen dy oqeanet” është vëllimi i tij i parë poetik. Humbi jetën në një aksident automobilistik.

Filmografia
Botë e padukshme, (1987), Kristofori
Rrethimi i vogël, (1986), Berti kunati i Agronit
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984), Gjenerali
I paharruari, (1984), Nesti

Koha nuk pret (1984), zoti Leone, Roberto Altiko
Shoku ynë Tili – (1981) Shpëtimi
I treti, (1978), Isai
Flamur në dallgë, (1977), Provokatori
Përballimi, (1976)

Pylli i lirisë, (1976), Llazi Tërbufi
Udhëtim në pranverë, (1975), Besniku
Në fillim të verës, (1975), Fumagali
Shtigje lufte, (1974), Studenti

Rrugë të bardha, (1974), Bato
Mëngjeze lufte, (1971), Gjermani
Montatorja, (1970), Saldator