Artisti Mirush Kabashi tha se gjithë bota është habitur se çfarë mikpritje ka kombi shqiptar, si ata që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe ata në Kosovë.

“Kjo ishte një shkundje e madhe. Për mua, për familjen time. Për Shqipërinë, për kombin shqiptar. Në familjen time vajza e vogël është tronditur shumë. Por dhimbjet e familjes sime ndoshta janë pak duke pasur parasysh dhi, mbjen e atyre vi, ktimave dhe të pl, agosurve nga ky tërmet.

Ne si shqiptarë kemi një xhevahir shumë të madh: mikpritjen. U habit gjithë bota që një vend aq sa jemi, priti 800 mijë vetë dhe nuk pati asnjë problem, por përkundrazi u kthye në festë. Pavarësisht problemeve të vogla, prapë shqiptarët ishin e janë të bashkuar.

Nuk po them se po lahet nderi, jo. Unë iu thosha shqiptarëve të Kosovës, ju do bëni më shumë nga ne dhe u tregua se ata treguan solidaritet e zemërgjerësi”, tha ai në News24.

Burimi: Lajme.al