Aktori i njohur shqiptar Mirush Kabashi është vlerësuar me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Universitetin e Tetovës. Titulli i është dhënë për ‘merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturë, për përcjelljen e mesazheve universale të veprave artistike nëpërmjet akrimit të veçantë, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore, për guximin qytetar dhe intelektual në mbrojtje të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor, si dhe për mbështetjen e përhershme të Universitetit të Tetovës’.

Dorëzimi i titullit ju bë në një ceremoni të mbajtur ditën e hënë në qytetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Artisti 70-vjeçar, që nga mesi i viteve ’90, kur ngriti në skenë “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” punon në mënyrë thuajse vetmitare, duke krijuar një profil të veçantë aktorial.

Bashkë me duartrokitjet e publikut në të gjitha skenat e vendit, por edhe në ato të Evropës, SHBA dhe Kanadasë, Mirush Kabashi është nderuar nga Presidenti I Republikës me titujt “Artist i Merituar” në vitin 1983, “Mjeshtër i Madh i Punës” në vitin 1998 dhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” më 2014.

Karriera e tij 48-vjeçare si profesionist ka nisur në bankat e shkollës së mesme me rolet e kuestorit te “Qielli i kuq” i Tefik Çaushit dhe doktor Adhamudhit në komedinë e Çajupit “Pas vd, ekjes”.

Fëmijë i tretë mes katër djemve në familjen e Musa dhe Menduhije Kabashit, aktori i ardhshëm u dallua menjëherë për cilësitë e tij sportive dhe artistike, çka i bëri drejtuesit e vëmendshëm të jetës artistike në Durrës që ta drejtojnë atë në Institutin e Arteve.

Më shumë se 100 premiera teatrale e 20 filma artistikë janë vetëm një pjesë e kontributit të aktorit që ka lindur në më 17 prill 1948.

Burimi: Gazeta Shqiptare – GSH.AL