Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Shkurt 2020

“L’Aurore” ka botuar, të shtunën e 27 gushtit 1949, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me propozimin e Mit’hat Frashërit për kthimin e mbretit Zog në fronin shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Është krijuar në Paris një komitet i Shqipërisë së Lirë

“Dje, para shtypit, Mit’hat Frashëri prezantoi komitetin e “Shqipërisë së Lirë” për të cilin është kryetar dhe i cili ka për mision të luftojë komunizmin.

I pyetur për synimet e Mbretit Zog, Z. Frashëri u përgjigj se populli shqiptar do të ftohet, një ditë pas çlirimit të tij, të votojë për republikën ose monarkinë.”

Burimi: Darsiani.com – Marrë nga Konica.al