Vetëm një të metë të madhe ka ky: bukurija e tij ndryshon stinë më stinë dhe në cdo stinë, ditë më ditë. Në këtë mënyrë, kur ti gëzohesh se i preke me sy njërën ngjyrë ay shkëmben befasisht – si një grua – dhe duhet ti ndjekësh ndryshmëritë që i mer fytyra.

Po a ndiqet dot uji nëpër ujë dhe era nëpër erë që të ndiqet ças për ças bukurija e liqerit të Ahridës?