Aleksander Moisiu i pajete
Aleksander Moisiu i pajete

Në 83-vjetorin e vdekjes, për herë të parë publikohet fotografia me sargun dhe trupin e pajetë të Aleksandër Moisiut, para se të digjej në krematorin e Vjenës më 23 Mars 1935. Në vitin kulturor Shqipëri-Austri pritet të hapet në Vjenë ekspozita me fotografi dhe dokumente të panjohura mbi aktorin shqiptar. Studiuesi Pjetër Logoreci, kurator i ekspozitës, i bën thirrje shtetit shqiptar për të ndërtuar një muze në nderim të aktorit

Viti kulturor Shqipëri-Austri duket se ka marrë një konotacion më të gjerë të komunikimit dhe këmbimit kulturor mes dy vendeve, ndryshe nga importi që përmbyt Tiranën në stinë pranvere apo vjeshte. Pra, ky vit kulturash mes dy vendeve, mban një raport të ndërsjellë: personazhe e histori që në vite e shekuj, kanë këmbyer “tokat”, në kontribut më jetëgjatë se sa mund t’i takonin vendit amë. Rasti për të cilin po flasim është ai i Aleksandër Moisiut, aktorit legjendë shqiptar, që ndërtoi një karrierë artistike me plot enigma, vrulle, e të stuhishme në Austri.

Më 26 Mars mbushen 83 vite nga vdekja e aktorit, të lindur në Shqipëri, dhe larguar kur ishte 19-vjeçar, duke prekur majën e aktrimit në Vjenë, një prej aktorëve më të angazhuar të atij vendi në teatër. Me këtë nderim të posaçëm, arkivi i Vjenës si në të rralla raste, ruan një foto ekzemplar, ku shihet sargu me trupin e pajetë të Aleksandër Moisiut para se të digjej në krematorin e Vjenës më 23 Mars 1935, të publikuar nga studiuesi Pjetër Logoreci, i cili pritet të hapë në ditën përkujtimore edhe ekspozitën me fotografi dhe dokumente të panjohura më parë mbi jetën e aktorit.

Burimi: Aktoret Shqiptare