Çdo mëngjes mbreti i fuqishëm dhe shumë i pasur në “Bengodi” merrte nderime të nënshtetasve të tij. Kishte pushtuar gjithçka që ishte e mundur dhe tani mërzitej shumë. Së bashku me të tjerët, çdo mëngjes arrinte dhe një lypës, që i jepte mbretit një mollë. Pastaj, gjithnjë në heshtje, largohej. Mbreti, që zakonisht i merrte dhuratat më të vlefshme, me një gjest të shqetësuar, e pranonte dhuratën, por sapo lypësi kthente shpinën, mbreti e përqeshte.

Lypsi nuk demoralizohej fare për këtë. Çdo mëngjes vinte përsëri, për ta dorëzuar mollën e vet në duart e mbretit. Ky e pranonte dhe e linte në një shportë, që e kishte afër fronit të vet. Shporta, e cila mbante të gjitha mollët, që lypësi i sillte me mirësi dhe durim, tashmë ishte plot e përplotë. Një ditë majmuni më i dashur i mbretit, mori një prej mollëve, e kafshoi, pastaj e gjuajti tek këmbët e mbretit.

Ky, i çuditur, pa që brenda mollës ishte një perlë e ndritshme. U dha urdhër që të hapen të gjitha mollët e grumbulluara në shportë, dhe gjeti në çdo mollë nga një perlë të çmueshme.
I mrekulluar mbreti thirri lypësin dhe e pyeti.

Lypsi ju përgjegj:
“Të kam sjellë këto dhurata, o mbret, që ta kuptosh që jeta të ofron çdo mëngjes, nga një dhuratë të jashtëzakonshme, që ti e harron, e prish kot dhe e hedh tutje, sepse je rrethuar nga shumë pasuri. Kjo dhuratë është dita e re që fillon”.

Burimi: Akropoli i Ri