Një lektor universiteti pyeti një herë studentët e tij:
“Sa prej jush janë marrë me zdrukthtari?” 
Disa nga studentët ngritën duart. Atëherë ai iu drejtua atyre sërish: 
“Më thoni sa prej jush dinë të prodhojnë sharra?”
Asnjeri nuk foli. Pas kësaj ai tha:

“Sigurisht që nuk keni pse merreni me këtë punë, pasi sharrat janë të prodhuara tashmë. Kështu është dhe e shkuara. Dijeni se sa kohë që ju preokupon ajo, ju thjesht po përpiqeni të prodhoni sharra!”

Në lidhje me të shkuaren edhe Dale Carnegie thotë:
“Kam konstatuar se preokupimi për të shkuarën është gjë e kotë dhe pa vlerë, tamam si të thuash që shkova të bluaj miell, kur në fakt mielli është i bluar tashmë”.

Mirëpo dobësia njerëzore mund shumicën e njerëzve, duke i detyruar ata të bluajnë miell dhe të qajnë të djeshmen që nuk kthehet, të kafshojnë duart nga keqardhja për atë që s’patën mundësi të bënin.

Burimi: Akropoli i Ri