Mos hidh të thatën mbi të njomë.

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.

Mos shit qen të blesh këlyshë.

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.

Mos u mbyt me një pikë ujë.

Ndoqe fillin gjete lëmshin.

Në lu, ftë duhen shtatë hile një trimëri.

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.

Nuk sheh syri po sheh mendja.

Nuk të ngroh zjarri i kashtës.

Nuk të thonë: “Qysh ke qenë, po qysh je”.

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.

Peshku në det, kusija në zjarr.

Lepuri në mal, kusia në zjarr.

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.

Gjej vendin e bëj kuvendin.

Gjuha dredhon se mendja e mëson.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Humbi sëpatën, i rruat bishti.

Kali i mirë shton torbën e tij.

Kalit të mirë shtoi tagjinë.

Koha vjen për atë që di ta presë.

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.

Burimi i mirë duket në thatësirë.

Ç’i do qeni brekët.

Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet.

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.

Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë.

Dita me diell duket që në mëngjes.

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.

Duhet ndarë kashta nga kokrrat.

Dy shaka bëjnë një të vërtetë.

Foli derës të dëgjojë dritarja.

Foli plakës të dëgjojë nusja.

Fshati që duket s’do kallauz.

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.

Gjuha e ka rrënjën në zemër.

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.

Pregatiti Naishtedikur.info