Faqja Na Ishte dikur kujton sot më 27 Janar 2020, 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur të viteve ’90, njërit prej yjeve të rrokut Shqiptar, të paharrueshmin Gentian Demaliaj. Nderim dhe respekt.

Gentian Demaliaj lindi dhe u rrit në qytetin e Lezhës.

Ai ishte vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”

Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” u krijua ne vitin 1990. Kënga e parë hit e tyre ishte kënga për Jakup Ferrin, e cila befasoi jo vetem publikun, por tro, nditi edhe artistët e skenës shqiptare.

Ne vitin 1997 grupi u rikthye me një tjetër këngë të fuqishme, “Mos qaj”, baladë e cila i kushtohej dhimbjes njerëzore dhe fatit të rinjve shqiptar që përjetuan ngjarjet e viteve ’95 – ’97.

Disa prej hiteve të grupit “Djemtë e Detit” janë: “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj.

Bashkëshortja Rudina gjatë një interviste të disa viteve më parë, përpos kujtimeve nga jeta e tyre personale, ajo tregoi edhe historitë që shoqëruan shkrimin e tekstit të dy prej këngëve të tij më të njohura “Mos qaj” dhe “Jo tani”. Genti dhe Rudi nga martesa e tyre kanë dhe një vajzë Edean.

Ajo pranoi se tekstin e këngës “Mos qaj” e kishin shkruar të dy, duke qenë se lidhej me ndarjen nga jeta të një prej shokëve të Gentit, ngjarje që padyshim i preku shumë.

Në fund të vitit 1998 grupi “Djemtë e Detit” u shpërbë dhe Genti iu drejtua njeë tjetër ëndrre, aktrimit.

Eksperienca e parë në film ishte ajo në “Lule të kuqe, lule te zeza”.

Grupi u ribashkua më vonë, dhe në vitet 2000 ata sollën edhe albumin “Epos”.

E kujtojmë me respekt dhe mirënjohje këtë pionier të rrokut shqiptar. Nderim dhe respekt i përjetshëm.

Ky material u përgatit nga O.S. Ferazini për faqen Na Ishte Dikur, materiali mund të meret dhe publikohet diku tjetër duke përmendur autorin dhe burimin. Faleminderit./Naishtedikur.info 27 Janar 2020