Janë të njohura mrekullitë që ka bërë Shna Ndou gjatë kohës kur ushtronte funksionin e tij si prift. Jo më kot ai u bë shenjt i Kishës Katolike disa muaj pas vdekjes së tij.  Disa prej mrekullive të tij kanë hyrë në histori tregojnë për aftësitë e tij të veçanta si i dërguar i Zotit në tokë.. Ja disa nga mrekullitë që i janë njohur këtij shenjti:

  1. Një vogëlushe nga Padova që vuante nga epilepsia, u shërua nga epilepsia pasi u prek nga dora e tij.
  2. Ndou kur ishte tek Papa Gregori IX i predikoi njerzve nga shumë vende të botës në gjuhët e tyre.
  3. Ndihmoi dikë që të pastrohej nga balta pa e prekur me asgjë.
  4. I ngjiti këmbën një mëkatari.
  5. Liroi nga tundimi një françeskan.
  6. Liroi një prift nga tundimet epshore.
  7. Zhduku imazhin e djallit nga një fushë me grurë
  8. Qortoi 12 hajdutë dhe i bëri të merrnin rrugën e drejtë.
  9. Mbushi një gotë me verë vetëm duke e parë.
  10. Në vendin që predikonte njëherë ndaloi stuhinë.
  11. Shna Ndou ngjalli një të vdekur dhe e pyeti për fajin./Konica.al/Arlinda Canaj/