Nga Petro Marko

Ti ishe
një mëngjes i freskët
që lëshonte
tinguj të kthjellët.

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth.

Nga duart, nga yjet,
si nga një libër i hapur
mund të parathoshe çdo gjë.

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë,
si një kafshë
e lodhur nga ndjekjet,
se në flokë,

në ballë,
në sy,
kudo,
të vihej re
mungesa e Lirisë.