Boterori i vitit 1974.

A mund të arrihet në fazën finale të një Botërori pa i njohur rregullat bazë të futbollit? Përgjigja është po, duke kujtuar Kongon ( Zaire) e vitit 1974.
Nuk është rastësi që po atë vit, diktatori Mobutu do ta bënte të njohur Kongon ( Zaire) (Republikën demokratike të Kongos të sotme) në të gjithë planetin falë miliona dollarëve të investuara në organizimin e “Rumble in the Jungle”, sfidës historike për kurorën botërore të peshave të rënda midis boksierëve Muhammad Alì dhe George Foreman. Në kundërshtim nga boksi, futbolli mund të mbështetej mbi kampionë të vendit që e kishin fituar kualifikimin, duke kaluar më të mirët e kontinentit, nga Kameruni tek Maroku. Jo vetëm kaq: pak muaj më parë kishin fituar në Egjipt edhe Kupën e Afrikës. Me pak fjalë, në vigjilje të atij Botërori gjermanoperëndimor mendohej se në Grupin e 2-të, sëbashku me Brazilin, Jugosllavinë dhe Skocinë, gjendej një skuadër e dobët, por të paktën serioze.

Ndeshja e pare luhet në Dortmund,
me14 qershor 1974:
Skocia fiton 2-0 kunder Kongos.

Ndeshja e dyte luhet ne Parkstadion i Gelsenkirchen, 18 qershor 1974: Jugosllavia fiton 9 me 0. Diferenca në nivel është e tillë sa që në rezultatin 3 me 0 portieri Kazadi i kërkon trajnerit të tij Vidiniç që të zëvendësohet.

Ndeshja e trete me 22 qershor 1974 luhet në Parkstadion kunder Brazilit dhe këtu hyn në skenë legjenda: jo për rezultatin final (3 me 0 për Brazilin), por për një goditje dënimi të Roberto Rivelino. Theksoj që Brazili po fitonte 3 me 0 dhe ka ne dispozicion nje goditje dënimi. Asgjë e habitshme në një goditje dënimi të Rivelino. Shumë të habitshme tek Kongo që nuk do të respektojë 9 metra e 15 centimetrat e largësisë nga barriera. Në fund, arbitri rumun Nikolae Rainea vendos. Jepet fishkëllima, por nuk niset Rivelino. Më i shpejtë se ai është Mwepu Ilunga ( lojtar i Kongos), që del nga barriera dhe si vetëtimë përshkon 9 metrat. Asnjë prej të pranishmëve në stadium nuk u beson syve të vet. Mbrojtësi karikon të djathtën dhe me një forcë të paparë e dërgon topin drejt gjysmëfushës së Brazilit. Rainea nuk e ka parë kurrë një gjë të ngjashme. E tërheq menjanë Mwepu dhe i kërkon shpjegime që nuk do t’i jepen. Karton i verdhë, ndërsa Rivelino i qesh në fytyrë një kundërshtari që është i bindur se nuk e ka merituar dënimin.
A e dini ju se përse Mwepu nuk e lejonte Rivelinon te gjuante topin?!

Sepse Mobutu ( Presidenti i Kongos) pas disfatës që kishte pësuar Kongo kunder Skocisë dhe Jugosllavise, kishte shkuar të takonte skuadren dhe iu kishte thënë: nëqoftëse do të humbni me më shumë se 3 gola diferencë me Brazilin, atëhere me rikthimin në atdhe, jeta juaj dhe e familjeve tuaja do të marri fund.
Me sytë e sotëm, ai gjest i Mwepu nuk qe barcaletë apo shenjë injorance, por gjesti i dëshpëruar i një djaloshi që e ndjente jetën e tij në rrezik.

Marrë nga fotot që kanë bërë historinë