Thuajse të gjithë e dimë historinë e “Borëbardhës”, dhe mbi të gjitha breza të tërë janë rritur duke parë filmin e saj.

Mes tyre, është edhe një prodhim turk, i viteve 1970, me rolin e Borëbardhës që në atë kohë u luajt nga aktorja e quajtur Zeynep Degirmencioglu.

Por ku është sot Borëbardha e famshme?  E lindur më 12 shtator 1954 në Stamboll, ajo luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar, “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.

Por edhe pse suksesi në atë kohë për të ishte i madh, Zeynep vetëm 20 vjeç u tërhoq nga aktrimi dhe hyri biznesit.