HOSTENI ka qënë një revistë shqiptare e humorit dhe e satirës. Revista ka qenë si organë gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Kryeredaktori më jetëgjatë i revistës ka qenë Niko Nikolla.

Me nje tirazh prej 30 mije kopjesh, Gaqo Veshi kujton se “Hosteni” konkuronte vetvetiu “Zerin e Popullit” dhe gazeten “Bashkimi”, “Shkruesit e humorit”, nen pseudonime te vecanta, u bene ne ate kohe “fobia” e administrates. Gaqo Veshi, me pseudonimin Hyske Borobojka, kujton se atehere e kishte te ndaluar te merrej me komitetet e Partise, nderkohe qe suksesi i revistes ishte paracaktuar. Nje plejade e tere karikaturistesh e kthyhen “Hostenin” nga me te pelqyeshmet, per kete arsye karikatura filloi te “pushtoje” kopertinen e revistes.

Koco Devole, duke ju referuar “fuqise se nentekstit” dhe interesit te lexuesve flet per domethenien e saj. “Vizioni eshte i rendesishem, nje karikature quhet e mire kur kthehet ne fotografi”, shprehet Devole. Fatmir Selimi eshte nje tjeter pene e “Hostenit”, kur e pyet se “cfare e beri te bukur” humorin e atyre viteve, ai i referohet nje thenieje te Azis Nesin: “Humori i ngjan nje vajze qe do te hipi ne autobuse, por e ka fundin e shkurter”.

Dikur “Hosteni” nuk ishte e vetme ne Ballkan. Ne Shkup te Maqedonise per shume kohe nje reviste e ngjashme “mbijetoi” deri pak para viteve ‘90, ndersa “Hosteni” yne mbetet unik, me nje histori te gjate, pavaresisht sistemeve, sa here e mban ne dore, ve buzen ne gaz.

Përgatiti: A. Shehi/Naishtedikur.info