Me ndarjen nga jeta të aktorit Vegim Xhani, ikën edhe një nga aktorët e shqar të trupës së mirënjohur të Estradës së Tiranës. E themeluar 65-vjet më parë, nga kjo Estradë kanë ngelur vetëm një pjesë e aktorëve të brezit të dytë e atij të tretë, të viteve 80-të.   Estrada e Tiranës u themelua më 2 maj 1952, si pjesë përbërëse e teatrit të varietesë. Në vitet menjëherë pas luftës teatri i varietesë mori një zhvillim të dukshëm i cili u konkretizua me krijimin e disa trupave humoristike në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Interpretimi në humor arriti vlera të larta artistike jo vetëm me krijimin e estradës së Tiranës. Shfaqja e parë që hapi aktivitetin e estradës ishte pikërisht ajo me titullin “Estrada Nr. 1”. Pas kësaj pasuan edhe shfaqje të tjera me titujt “Estrada Nr. 2”, “Estrada Nr. 3”, “Estrada Nr. 4” e kështu me radhë. Gjatë viteve 80′ dhe 90′ estrada e Tiranës kishte një trupë prej mëse 65 personash. Brenda një viti organizoheshin rreth 80 shfaqje artistike përfshi këtu edhe ato të shfaqura nëpër fshate, ndërmarrje prodhimi, reparte ushtarake, etj. Përgjatë një periudhe mëse 50-vjeçare nga Estrada e Tiranës u shfaqën mbi 250 premiera artistike. Më 2 prill 2005 Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion duke u shndëruar në një shoqatë teatrore.

Sot, me këtë rast i bëjmë një homazh edhe disa prej emrave të shquar të kësaj trupe, artistët më të njohur, të cilët u angazhuan me pjesëmarrje aktive në trupën e Estradës së Tiranës, siç ishin: Ramazan Zyberi, Melpomeni Çobani, Xhavit Xhepa, Enver Dauti, Ana Kçira, Lin Ndoka, Tonin Konçi, Dario Llukaçi, Skënder Sallaku, Xhemal Myftiu, Mexhide Pici, Vasillaq Vangjeli, Anita Take, Alqi Kareco, Veli Rada, Met Bega etj. Njëherësh një mirënjohje e madhe për aktorë të tjetër të shquar që identifikuan veten e tyre me këtë institucion të rëndëssihëm, të artit, humorit shqiptar, si Skënder Plasari, Aleksandër Lalo, Koço Devole, Agim Bajko, Kosta Kamberi, Luan Zhegu, Xhevahir Zeneli, Irma Libohova, Bujar Kapexhiu, Marjana Kondi, Agim Bajko, Shpresa Berdellima, Rabie Hyka, etj.“360grade.al”