Na lanë moj grua – na lanë
djemt qe i pollëm bashkë
Si s’patën mëshirë per ty 
Pa t’jet per mua – ndashtë

Ikën moj plakë – ikën 
Pa mend , pa kokë pa sy
Unë edhe e duroj s’mundjën 
Me vjen keq per ty

S’na morën moj grua – s’na morën 
Atje ku shkuan per me mirë
Unë edhe mund te mbahëm 
Po ti qe vuan per tet birë

Na lanë moj grua – na lanë
T’harruar e ne vetmi 
Per mua se s’patën zemer 
Po , pse s’patën zemer per ty

Po ti dije grua ; pra ta dijsh mirë
Bashke do t’vdesim te dy 
Une s’do te te lë vetëm
Ashtu sic nuk te lashë n’rini

E.Halilaj