Instituti Femëror “Nana Mbretneshë” ishte një institucion i rëndësishëm edukativ e arsimor në Tiranë, i cili ka funksionuar në periudhën mes dy luftërave botërore.

Historiku

Ky institucion edukativ e arsimor u themelua në vitin 1933. Drejtor i parë i saj ka qenë Sotir Papahristo kurse mësuesit ishin: prof. Ahmet Gashi, Vasil Vinjau, Fatbardha Gega, O. Luarasi, H. Babameto, E. Gjikondi, Dh. Xoxa, V. Mele,[1] L. Aleksi,(Gjoka), N.Bulka, Z.Kodra, S.Spasse, J.Filçe(Truja), M.Paluca(Kraja), L.Shala etj. Fillimisht u themelua me dy degë: Dega Normale dhe Lice.[2]

Në këtë institucion, kujdes i veçantë iu kushtua përgatitjes profesionale (pedagogjike) të nxënëseve dhe aftësimit të tyre për jetë, dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një qendër të fuqishme të edukimit patriotik.

Loading...

Numri i nxënëseve ishte i madh. Vetëm në vitin e parë, kur u themelua, kishte rreth 380 nxënëse.

Numri i nxënëseve shkoi vazhdimisht duke u rritur aq sa në vitin shkollor 1938/39 Instituti Femëror “Nana Mbretneshë” në Tiranë ishte shkolla e mesme më e madhe në Shqipëri, me gjithsej 27 mësimdhënës dhe 798 nxënëse.

Ky institucion funksionoi edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore 1939 – 1944, gjatë së cilës u quajt Instituti Femëror “Donika Kastrioti”.

Kjo shkollë e mesme për vajza rihapet pas çlirimit të vendit, më 1 mars 1945, si Shkollë e Mesme Pedagogjike “17 nëntori” (për djem dhe për vajza). Ndikimi i kësaj shkolle, sidomos në emancipimin e femrës shqiptare, ka qenë shumë i madh.

Vajza nga Shqipëria dhe Kosova në tetë vjet merrnin dije për edukatën e të jetuarit në familje deri te shkencat dhe filozofia.

Me pushtimin italian Instituti mori emrin “Nana e Skënderbeut”. Gjithë çfarë është thënë për Institutin është ai film i Gëzim Erebarës ku shfaqet si e vetmja vlerë bashkimi i vajzave me lëvizjen antifashiste.

Ish-nxënëse e Institutit, aktorja Drita Pelinku kujton vite më vonë orët e letërsisë ku Arshi Pipa jepte mësim Danten në gjuhën origjinale.

Nxënëse të Institutit

Shumë prej nxënëseve të kësaj shkolle kundërshtuan fashistizimin e arsimit dhe të shkollës shqipe dhe një pjesë u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare. Disa prej këtyre nxënëseve dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, si Heroinat e Popullit:

Margarita Tutulani,

Shejnaze Juka dhe

Ylbere Bilibashi.

Nxënëse të tjera të kësaj shkolle ishin edhe:

Bedi Pipa

Didi Bicaku

Drita Kosturi

Drita Pelinku

Eleni Myzeqari

Eleonora Ikonomi

Evanthi Zoraqi

Fazilet Gjilani

Ganimete Gjilani

Liri Belishova

Liri Gega

Nermin Vlora

Musina Kumbaro

Musine Kokalari

Mynevere Fico

Ramize Gjebrea

Shanisha Dosti

Shpresa Hoxha

Vera Tetova

Viktori Gjikondi

/Njekomb.com/