Nga Vepror Hasani

Po bëheshim gati të jepnim provën gjenerale të komedisë “Nata e dymbëdhjetë” të Shkespirit, kur dikush na tha: “Mos u nxitoni, provat do të fillojnë vetëm kur të ketë ardhur kontrolli punëtor”. Një dri thërimë përshkoi gjithë trupën teatrore. Dreqi e mori! Pamë njëri- tjetrin në sy dhe gjithkush pëshpëriti diçka me zë të ulët: “Iku edhe kjo shfaqe si të tjerat…”.
Orgocka në rolin e lolos

Me kontrollin punëtor nuk kishim patur ndonjë përvojë të mirë. Sa herë që vinin ata, gjendej një sebep që shfaqja të anulohej. Ata bënin sikur e shikonin shfaqjen, sepse ajo që do të thoshin në fund, gjithnjë kishte qënë e gatshme dhe e parapërgatitur nga zyrat Komitetetit të Partisë së rrethit. Ndoshta urdhëra të tilla vinin edhe nga Tirana. Një dreq e merrte vesh çfarë gatuhej në ato zyra, por shpesh, dikush e pësonte dhe internohej diku. E vërteta është se Pirro Manin e shihnin me një farë dyshimi në ato që bënte, konsiderohej si një regjisor i pakuptueshëm. Këtë gjë e dinte gjithkush nga ne, dhe kjo na frikësonte. Ç’ mund të ndodhte vallë…?” Kështu e nis rrëfimin e vet, regjisori i mirënjohur Dhimitër Orgocka, i cili dëshiron të tregojë disa nga episodet e jetës së regjisorit të madh, Pirro Mani.

Kontrolli punëtor

“Së fundi njerëzit e kontrollit punëtor kishin hyrë në Tetarin “Andon Zako Çajupi”. Ecnin të gjithë me një mendjemadhësi të dukshme, sikur të ishin gjeneralët e vjetër të luftës. Kritika që mbanin fshehur në xhep ishte ko, burja e tyre. Nëse do ta shkrehnin, i pari që do të vr, itej ishte regjisori, por plu, mbi mund të bënte rik, oshetë edhe mbi ndonjë person tjetër… Askush nuk ndihej i sigurtë… Ata zunë vend në rreshtin e parë të sallës. Mes trupës teatrore pati një çoroditje. Nuk dinim çfarë të bënim, duhej të fillonim shfaqjen apo të prisnim se çfarë do të na thoshin ata. Piktori i teatrit, Niko Progëri, i cili ishte dhe pedagog në Institutin e Arteve, kur kaloi pranë kontrollit punëtor diçka i zuri veshi, kur ata po bisedonin mes tyre se për cfarë arsyesh kishin ardhur aty. E vërteta kishte dalë. Niko Progëri i kishte dëgjuar saktë, Ata kishin si qëllim të anulonin shfaqen, “Nata e dymbdhjetë”. Sebepi kishte qënë Pirro Mani…”.

Kishin ardhur për Pirro Manin

“Piktori Niko Progri u ngjit në skenë i shqetësuar dhe kur u gjend pranë nesh, që në atë çast ende vazhdonin të ishim në prapaskenë, na tha: “Ata kanë ardhur për Pirro Manin… për Pirro Manin…i dëgjova vetë… Nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Ç’ lidhje kishte Piro Mani me komedinë “Nata e dymbëdhjetë”. Komedinë e kisha vënë unë në skenë, vijon të rrëfehet, regjisori Dhimitër Orgocka. Pirro Mani kishte ardhur si i ftuar nga ana jonë, me qëllim që të shihte provat gjenerale. Në të vertëtë situata nuk kishte qënë edhe kaq e thjeshtë: kjo komedi për herë të parë ishte vënë në skenën e Korçës nga regjisori i madh Pirro Mani. “Çfarë kanë ata me Piro Manin”? pyetëm gati në një zë piktorin Niko Progëri. “Pirro Mani i ka flokët e gjata”, tha Progëri. “Ky është sebepi. Ata nuk do të lejojnë të jepet shfaqja”. Fjalët e Progërit shpërthyen si bo, mbë midis nesh. Nuk ka aktor që të mos ëndërrojë të luajë në një komedi kaq të bukur si “Nata e dymbëdhjetë”. Kishim punuar gjatë për të, kishim ëndërruar shumë, kishim qënë të lumtur deri atë çast, por tashmë sebepi ishte gjetuar: i ftuari ynë, Pirro Mani, kishte ardhur nga Tirana me flokë të gjata… Si mund të të dilnim nga kjo katraurë…?”

Pirro Mani duhet qethur

“U desh të kalonin vetëm disa minuta, tregon më tej regjisori Dhimitër Orgocka. E kisha gjetur zgjidhjen… Pirro Mani duhej qethur dhe kjo gjë duhej të ndodhte atë çast, para se kontrolli punëtor të jepte urdhër që të fillonin provat gjenerale. “Ku është Pirrua”, pyeta, aktorët. “Ai është ulur në rreshtin e parë dhe prêt të fillojë shfaqja, m’u përgjigjën. Nuk prita asnjë sekondë, shkova drejt e te Pirroja. “Ngreu, Pirro, i thashë se do të shkojmë diku”. Çfarë ka ndodhur mo Taqi”? ma ktheu ai, me atë zërin e tij të veçantë, por pa e prishur shumë terezinë. “Ngreu, i thashë, se do ta marrësh vesh, çfarë ka ndodhur”. U ngrit dhe nisi të vinte pas meje. Taqi, (kështu më thërriste ai), do më thuash çfarë ka ndodhur apo ke vendosur të më çmendësh”. “Do shkojmë te rrobaqepësi i teatrit”, iu përgjigja. “ Po çfarë do të bëj unë atje, ndonjë kostum, mirë i kam këto rroba që kam sjellë nga Rusia”. Pirroja edhe donte të tallej, por edhe donte të merrte vesh se çfarë po ndodhte. “Do të të qethim dhe do të të rruajmë”, ia ktheva. “Ç’thua, bre Taqi, që kur rrobaqepësit e teatrit në qënkan bërë edhe berbera”. “Kështu e kemi ne këtej nga Korça”. “Taqi, je çmendur ti apo unë, apo jeni çmendur të gjithë…”?

Te rrobaqepësi

“Kur trokita te dera e rrobaqepësit Pirro Mani u gjet krejtësisht i befasuar. Priste të merrte vesh se çfarë do të ndodhte pas kësaj. “Ulu”, i thashë, duke i treguar një karrige. Pirroja u ul gati i bindur. “E tani çfarë do të bëjmë”? pyeti. Po atë çast, në rrobaqepsi hyri edhe piktori Niko Progëri. “Kapja duart”, i thashë piktorit. Progëri i kapi duartë. “Mos e lër të lëvizë”. “Keni vendosur të më ekzekutoni, bre Taqkë, tha Pirrua “ Po , iu përgjigja se ju keni ardhur me misinin të na prishini shfaqen. Ku vjen ti kështu i paqethur. Nuk e more vesh që kontrolli punëtor ka ardhur për leshrat tënde”?! Pirroja që ende nuk po besonte asgjë nga fjalët e mia, ia dha një të qeshuri të papërmbajtshëm. “Hallall, atëherë flokët e mia që po sakrifikohen për Teatrin e Korçës. “Gërshërët”, iu drejtova Kolit, rrobaqepësit të teatrit dhe ai më zgjati një palë gërshërë të mëdha. Pirro Mani nuk kishte shumë flokë, vetëm në pjesën e prapme i mbante disi të gjata. “Do të t’i presim, Pirro” i thashë. “ Po priji mo Taqkë, nuk ta prish miku tënd ty”. Atë çast i futa gërshërët mes flokëve dhe i hoqa një gëzhdallë… Flokët ranë përdhe… Pirroja që deri atë çast e kishte marrë si një lojë hapi sytë dhe pyeti gjithë habi: “Pse ore, e gjitha kjo lojë e vërteta paska qënë”?! dhe bëri të ngrihej. “Mos lëviz” i thashë, por në ata çast mua, rrobaqepësit dhe piktorit nuk po na mbahej të qeshurit. Pirroja vështronte sikur të kishte zbritur nga ndonjë planet tjetër”. Nuk po kuptonte çfarë po ndodhte…:

Flokët e Pirros

“Flokët tënd po mbajnë peng Tetarin e Korçës”, i thashë dhe nisa t’i tregoja diçka… “Nata e dymbëdhjetë” ishte vënë për herë të parë në skenën e Korçës nga Pirro Mani. Edhe atë radhë, kur do të jepnim provat gjenerale erdhi kontrolli punëtor. Hynë si gjithnjë, gjithë madhështi, zunë vend në rreshtin e parë, dhe po atë çast dhanë urdhër që regjisori Pirro Mani së bashku me aktorët të prakalonin në skenë. Ishte një çudi e madhe: kontrolli punëtor nuk kërkoi të shihte shfaqen, por të parakalonin aktorët. “Pse u dashka të parakalojmë”, pyeti Pirro Mani. “Është urdhër”, u përgjigj një nga njerëzit e kontrollit punëtor. “ Po mirë atëherë, tha Pirroja, po parakalojmë”. U vendos në krye të rreshtit dhe nisi të ecte nëpër skenë, pas tij vinin të gjithë aktorët e shfaqjes. Bëmë disa parakalime sikur të ishim ushtarë. Edhe atë ditë, si gjithnjë, Pirroja i kishte flokët të gjata. “Mjafton me kaq, thanë njerëzit e kontrollit punëtor. Aktorët janë mirë nga pamja e jashtme, por shfaqja nuk do të jepet…”.

Ata, ndoshta nuk patën guxim t’i thoshin Pirro Manit që ishte i paqethur, por ama i kishin shkatërruar gjithë punën e tij. “Pse nuk do të jepet shfaqja, pyeti Pirroja, të paktën të kishit parë punën që kanë bërë aktorët”. “Nuk është e nevojshme të shihet shfaqja, sepse ne e dimë përmbajtjen e saj”, thanë njerëzit e kontrollit punëtor. Dukej qartë që dikush i kishte mësuar se çfarë duhej të thoshin. “Ne e dimë, po fliste njëri prej tyre, që “Nata e dymbëdhjetë”, flet për mbretër, gëzon borgjeza, nuk gëzon populli. “Nata e dymbëdhjetë” nuk ka vlera, le ta ketë shkruar edhe Shekspiri, pak rëndësi ka kjo”. Pirroja nuk po u besonte veshëve, por ajo që ishte thënë kishte qënë krejtësisht e vërtetë. Kontrolli punëtor ashtu siç ishte hyrë, gjithë madhështi në teatër ashtu kishte dalë. Të nesërmen Pirron e larguan nga Teatri i Korçës. Në çastin që po e përcillja më tha: “Taqi, po çfarë ishte ajo bre që na bëri kontrolli punëtor, kuptove gjë ti, se unë nuk mora vesh asgjë për vetën time”. “Nuk e di”, i thashë. “Mirë, Taqi, mirë, por po të lë amanet një gjë: nëse të jepet rasti, vëre ne skenë “Natën e dymbedhjetë, është një komedi që e dua shumë, po dëgjo, do të më lajmërosh edhe mua që ta shoh”. “Nëse do të mundem Profesor, i thashë, do ta vë atë komedi”.

Ditë më vonë do të merrnim vesh që komedia ishte anuluar të jepej, vetëm pse Pirroja kishte qënë i paqethur. Tashmë komedia po rivihej dhe sërish kishte ardhur kontrolli punëtor dhe përsëri në teatër ndodhej Pirroja me flokët e gjata… Të gjitha këto po më kujtoheshin kur po mbaja në dorë gërshërët e rrobaqepësit dhe kisha hequr gëzhdallën e parë mbi flokët e Pirro Manit. “E di pse e anuluan “Natën e dymbëdhjetë”, herën e parë”, i thashë, Pirros. “Sepse gëzojnë mbretërit dhe borgjezia, dhe sepse nuk ka rëndësi që e ka shkruar Shekspiri madh….”, u përgjegj Pirroja, po flokët e mia ç’lidhje kanë me “Natën e dymbedhjetë”? Sepse edhe herën e parë shfaqja u anulua, sepse ju i kishit flokët të gjata. “Taqi, pse nuk më thua që qënkan çmendur të gjithë, por po më duket se të paska ikur mendja edhe ty, i beson edhe ti kësaj përralle…”?

Pirro Mani të parakalojë në skenë

“Pikërisht në këtë çast erdhi urdhëri i kontrollit punëtor: “Regjisori Pirro Mani, së bashku me regjisorin Dhimitër Orgocka dhe gjithë aktorët e tjerë të parakalojnë në skenë. “Tëmën-ë? Paska qënë e vërtetë, bre Taqi, kjo punë e flokëve të mia. Nuk dua të digjet “Nata e dymbedhjetë”, është një komedi që e dua shumë. Pak a shumë e kisha marrë lejen e Pirro Manit. Pas pak minutash, ishim gati të gjithë. U rreshtuam të gjithë dhe parakaluam në skenë. Bëmë një hërë para dhe një herë prapa. U rrotulluam nga të gjitha anët. Kontrolli punëtor nuk po u besonte syve. Dy minuta më pare, Pirro Mani kishte qënë me flokë të gjata, kurse tani nuk i kishte më. Ata diçka pëshpëritën me njeri- tjetrin. Po dyshonin mes tyre. “ Kush mund ta kishte nxjerrë sekretin, që ata kishin ardhur aty për të anuluar shfaqen me sebepin e flokëve të gjata të Piro Manit”?. Kjo pyetje nuk po i linte të qetë. Me sa dukej nuk dinin çfarë të bënin. Ndoshta do t’u duhej të bisedonin me njerëzit e partisë. Dikush u ngrit dhe doli. Ai dikushi me siguri do të kthehej me urdhëra të tjerë. Gjithë trupa teatrore ishte në ankth…”

Pirroja ishte i dyshimtë

Prisnim të dëgjonim fjalën e kontrollit punëtor. Njeriu që kishte dalë ende nuk ishte kthyer. Një çast mendova se flokët e Piros kishin shkuar kot e më kot.. As flokët e tij nuk do të na nxirrnin dot nga halli ku kishim hyrë. Pirroja vështrohej me dyshim nga njerëzit e partisë. Me t’u kthyer nga studimet në Rusi, Pirron e caktuan në Teatrin e Korçës. Vepra e parë që vuri në skenë ishte “Pamje nga ura”, të Artur Miler. Ajo shfaqe u dha, por pati mjaft peripecira. Në provat gjenerale kishte ardhur Këshilli Artistik i Teatrit: Kristo Kono, kompozitor dhe Andon Mara, Drejtori i Bibliotekës, së bashku me disa të tjerë. Ata e panë shfaqen, por mbeten krejtësisht të pakënaqur me dekorin dhe skenografinë. Ata kërkonin një skenë realiste, krejtësisht të vërtetë. “Ku janë muret e shtëpisë, pyeste Kristo Kono dhe Andon Mara, ku janë avllitë, oborri, çatia, dyertë, dritaret…”

Gjithë skenografia ishte konceptuar një podium dhe një palë shkallë dhe asgjë më shumë. “Ky është teatër absurd…”, shpreheshin anëtarët e Këshillit Artistik. “Nuk është teatër absurd, u tha Pirroja, por teatër bashkëkohor…”. U bënë mjaft debate, por më në fund shfaqja u lejua të jepej. Kjo shfaqje u pa edhe nga diktatori Hoxha, ku ai pas shfaqjes tha: “Pirro, kjo shfaqje është frojdiste, por mirë e keni realizuar…”. Që kur diktatori Hoxha e konsideroi Pirron frojdist, njerëzit e partisë në rreth nisën ta shihnin me dyshim. “Nuk i dihet këtij njeriu, thoshin ata, është i pakuptueshëm. Mund të na bëjnë ndonjë gjë dhe të na marrë në qafë të gjithëve. Mirë do të ishte ta largonim nga Korça, sepse nuk e kontrollojmë dot. Edhe drama “Rrethimi i bardhë” i Naum Priftit nuk kaloi pa probleme. Ajo vepër u quajt brgjezo-revizioniste, nxirëse e realitetit socialist. Që nga ajo ditë Naum Priftin e internuan në rrethin e Lushnjës për riedukim në gjirin e klasës punëtore…”.

Shfaqja te jepet

“Njëri prej njerëzve të kontrollit punëtor që kishte dalë pak më parë u kthye sërish në teatër. Diçka biseduan mes tyre. Ai që i kryesonte u ngrit dhe tha: “Nuk është e nevojshme të shohim shfaqen. Aktorët janë të rregullt nga pamja e jashtme. Shfaqja të jepet që nga mbrëmja e sotme”. Mbaj mend që çdo shpirt aktori nxori një “uuuf” të gjatë që kishte qëndruar pezull në gjoksin e tyre që nga çasti që kontrolli punëtor kishte hyrë në teatër dhe deri në atë moment që anëtarët e tij kishin dhënë përgjigje pozitive. Ne u përqafuam të gjithë. E kishim fituar betejën. “E bre Taqi, tha Pirro Mani, po paska qënë e vërtetë që flokët e mi po mbanin peng Shekspirin e madh. Në atë komedi unë kisha rolin e gastorit (lolos), rrefen me tej Orgocka, më duhej të bëjë një saltro dhe pask kësaj më duhej të këndoja një arie, me një orkestër të gjallë, të vendosur në skenë. Kjo ishte lëvizja më e veshtirë, por nuk e di as vetë, atë çast unë fluturoja.

Më në fund dëshira e regjisorit të madh Pirro Mani ishte realizuar. “Nata e dymbëdhjetë” ishte vënë në skenë. Piro Mani kishte zënë vend në rreshtin e parë dhe vështronte. Herë pas herë qeshte me të madhe. Nuk kuptohej qartë, nëse qeshte vetëm me shfaqjen, me kontrollin punëtor apo me flokët e tij që ishin prerë me gërshërët e rrobaqepësit. Ai qeshte pa pushim…. ndoshta qesh gjithnjë sa herë i kujtohet “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, përfundon rrëfimin e tij, regjisori Dhimitër Orgocka.

Nga Vepror Hasani /Naishtedikur.info