Ndahet nga jeta Natasha Këllici, (Dulaku), ish- redaktore letrare  në Shtepinë Botuese ‘Naim Frasheri” dhe  ish-gazetare e njohur e Radio Tiranës.

Si redaktore letrare gjatë viteve 1972-1974 ajo u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtareve tanë të njohur, ndër të cilët- Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kiço Blushi.

Më 1992 Natasha nisi të punonte  gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete të kohes, për probleme social-politke që lindën pas komunizmit në Shqipëri.

Shumë shpejt u rendit krahas  gazetarëve më të mirë të mikrofonit  te viteve 1950-2000, Pirro Naçe, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Çobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj.

Veçanerisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme,  që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të  emigruar në vende të ndryshme të botës.

Më 1999 së bashku me të shoqin,  shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këllici dhe familjen, Natasha  u vendos në Boston.

Ajo nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare.

Krahas përfaqësuesve të inteligjences së Diasporës, Natasha ishte aktive rreth zhvillimeve që po kalon sot shoqëria  shqiptare.

m.a. / dita