KATHMANDU

Vdes në një spital në Pokhara, në Nepal njeriu më i shkurtër në botë. Ai ishte në rekordet Guinness dhe kishte një gjatësi, 67.08 centimetra.

Khagendra Thapa Magar ishte 27 vjeç dhe vdiq për shkak të një problemi në mushkëri.

epa02392536 Nepalese world shortest man Khagendra Thapa Magar during a ceremony to mark his 18th birthday at local hotel in Pokhara, Nepal, 14 October 2010. Nepalese teenager Khagendra who turned 18 on 14 October was awarded with ‘World’s shortest living man’ by Guinness World Records. Khagendra’s official height is 67.08 cm and weight is 6 kg until today. EPA/NARENDRA SHRESTHA

Në kohët e fundit Khagendra Thapa Magar, në mënyrë të përsëritur ishte shtruar në spital shpesh herë, për shkak të probleme me mushkëritë, por këtë herë ka pasur probleme edhe me zemrën duke i shkaktuar vdekjen, të premten e kaluar, ka thënë vëllai i tij Mahesh Thapa Magar.

Magar ishte cilësuar njeriu më i shkurtër në botë në 2010, pas ditëlindjes së tij të 18. Më pas ai e kishte humbur titullin, që e mori Chandra Bahadur Dangi, edhe ai nga Nepali, i lartë 54,6 centimetra.

Magar e mori titullin pas vdekjes së Dangi në 2015. Edhe pse ishte njeriu më i shkurtër në botë Magar udhëtoi në shumë shtete dhe është shfaqur në shumë televizione në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(da.xha/BalkanWeb)