Është ndarë nga jeta dje në moshën 94-vjeçare, artisti i njohur Xhoni Athanas. Artisti i lindur në SHBA nga prindër emigrantë shqiptarë, erdhi në moshë të vogël në Shqipëri. Studimet do t’i kryente në Konservatorin “Çajkovskij” në Moskë, për kanto.

Në vitin 1957 Athanas kthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e jetës kulturore të vendit deri në vitin 1995, kohë kur largohet për në vendlindje Masaçusets, SHBA. Për të janë shprehur se epërsitë e tij vokale e interpretative, siguria dhe vetëbesimi në skenë kanë sjellë përjetime emocionale gjatë gjithë shfaqjeve.

Në mënyrë të natyrshme e pa as më të voglin sforcim, me një zë të përsosur e me një lojë në perfeksion, ai diti të shprehë të gjitha pikat kulminante të rolit, kontrastet dhe përmbajtjen ideore e dramaturgjike të kësaj opere madhore.

Skënderbeu e ngriti Xhonin në piedestalin e arritjeve të tij artistike, pasi ai diti të krijojë një figurë të studiuar aq mirë prej tij, sa kur vinte përkrenaren, pelerinën dhe shpatën, dukej si një Skënderbe i vërtetë, si një hero madhështor.

Burimi:55News.al