Filmi Ndërgjegja
Filmi Ndërgjegja

Filmi Ndërgjegja është prodhim i vitit 1972.

Regjisor: Hysen Hakani, Skenari: Hysen Hakani, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Limos Dizdari.

Aktorët në role

  • Rikard Ljarja…….. Kujtimi, mekaniku
  • Roza Anagnosti…….. Arta
  • Fitim Makashi…….. Petro Mara, shofer
  • Gëzim Kame…….. kolegu i Kujtimit
  • Petrit Llanaj…….. Sekretari i organizatës
  • Gjon Karma…….. xhaj Veliu
  • Lazër Vlashi……… drejtuesi i prokurorisë
  • Spiro Urumi…….. babai i Artës
  • Besa Imami…….. nëna e Artës
  • Lazër Filipi…….. drejtori i ndërmarjes

në episode

  • Ferdinand Radi…….. Kiço
  • Marika Kallamata……. nëna e djalit të sëmurë

Përmbajtja e filmit

Kujtimi punon si mekanik në një oficinë. Nga pakujdesia, ai le pa rregulluar frenat e një kamioni dhe i shkakton një aksident Petros, shoferit të kamionit. Petro do të ndëshkohet për pakujdesi. Kujtimin fillon ta brejë ndërgjegja, por e ka të vështirë të pranojë fajin. E dashura e tij i jep kurajë për të treguar të vërtetën. Pas kësaj ndjehet më i lehtësuar.