Aktori i madh i Hollywood-it , Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur i biri i tij, aktori Michael Douglas në një postim në Instagram.

Me trishtim të jashtëzakonshëm vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeç,” shkroi ai përmes një postimi në Instagram. “Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave i cili jetoi mirë në vitet e tij të arta, një humanitar përkushtimi i të cilit ndaj drejtësisë dhe gjërave në të cilat ai besonte, është ajo çka të gjithë ne aspirojmë të bëjmë. Për mua dhe vëllezërit e mi Joeli dhe Pjetri ai ishte thjesht babi, për Katerinën, një vjehrrë i mrekullueshëm, për nipërit dhe nipërit e mbesën e tyre gjyshi i tyre i dashur, dhe gruan e tij Anne, një burrë të mrekullueshëm“, shkruan Douglas.

Sipas të birit, jeta e babait të tij “ishte jetuar mirë, dhe ai po lë pas si trashëgimi filma, të cilat do të jetojnë edhe në  brezat që do vijnë, dhe një histori si një filantrop i njohur që punoi për të ndihmuar njerëzit dhe për të sjellë paqen në planet”.

Legjenda e ekranit, me filmat e mirënjohur si “Spartacus”, “Champion”, “Paths of Glory” etj ka lënë gjurmë në kinematografinë botërore. Douglas ishte shumë më tepër sesa një aktor kryesor në filmat që ai luajti.

“Mos më kryqëzoni për shkak të ideve tuaja për të qenë një yll të filmit,” do të shprehej aktori referuar disa kritikave të këqija që kishte marrë nga Kael, një kritike filmi.

“Unë nuk e fillova këtë rrugë për të qenë ylli i filmit. E fillova të isha aktor … Ju humbni gjurmët e qenies njerëzore pas imazhit të yllit të filmit”, shprehet ndër të tjera Douglas, fjalë këto të cilat do të linin gjurmë për këdo që ishte pjesë e kësaj industrie, por edhe më gjerë.

Fëmija i dy emigrantëve rusë dhe një yll i vetë-krijuar, Douglas luajti si aktor pas Luftës së Dytë Botërore, duke përdorur pamjen dhe atletizmin në favor të tij.

Po ashtu, marrëdhënia e tij e mirë me një tjetër titan të atyre viteve, Burt Lancaster, do t’i jepte mundësinë  Douglas të bashkëpunonte në shtatë filma, duke përfshirë “Gunfight at OK Corral” dhe thrillerin politik “Seven Days in May.”

Burimi: Fjala.al