Ka ndërruar jetë dje në moshën 79-vjeçare, ylli i kinematografisë franceze Anna Karina.

Anna u nda nga jeta dje në një spital të Parisit, ishte lajmërimi i hidhur i agjentit të saj Laurent Balandras për AFP.

Agjenti shtoi se: “ajo ndërroi jetë në shoqërinë e burrit të saj të katërt, regjisorit amerikan Dennis Berry”.

Kur ishte vetëm 17 vjeç Anna do të largohej nga Danimarka, që ishte edhe vetëlindja e saj, drejt Parisit, ku mori vëmendjen e regjisorit të mirënjohur Jean-Luc Godard , e duke u kthyer njëherësh në muzën e tij.

Godard do ta bënte protagoniste në filmat e tij, që e shndërruan Karinën ikonë të lëvizjes së re kinematografike të paslu, ftës, “Nouvelle Vague”.

Anna mishëronte më së miri elegancën e viteve 1960, me tiparet që të hutonin, ku spikasnin sytë e mëdhenj e të kaltër.

Anna ishte protagoniste në shtatë filma të realizuar nga ish-bashkëshorti i saj Godard, përfshirë “Alphaville”. /E.SH/

Burimi: Shekulli.com.al